VIDEO/ 'Sikur të kisha edhe një jetë tjetër do të shkoja pas Sali Berishës'

VIDEO/ 'Sikur të kisha edhe një jetë tjetër do të shkoja pas Sali Berishës'

19:25, 29/10/2021
A+ Aa A-

'Foltorja' e liderit historik të PD, Sali Berisha ka entuziazmuar të gjithë militantët demokratë. 

Bashkëbisedimi i 13-të në Lezhë ishte gjithashtu i zjarrtë dhe shpresëdhënës për demokratët e këtij qarku.

Nënkryetari i PD në Kurbin, Preng Lala nuk e fsheh frymën pozitive që ka shkaktuar 'Foltorja' në këto 5 javë.

Ai shprehet se po të kishte edhe një jetë tjetër, do të ishte sërish pas ish-kryeministrit.

"Jam preng Lala, nga mamurrasi, nënkryetar i PD në Kurbin. Do të doja t'i thoja doktor Berishës që kam që 35 vjeç që e ndjek nga mbrapa dhe sot jam 65. Sikur të kisha edhe një jetë tjetër do të shkoja përkrah Sali Berishës për shumë arsye. Sali Berisha qeverisi këtë vend ku jetuan dhe punuan të gjithë njerëzit, i dha bukë fukarait. Prandaj sa të jemi gjallë na ka mbrapa, të mos ketë asnjë lloj mëdyshje që mund të bëjë askush ndonjë lojë nga ato që flitet për Tv dhe media", u shpreh ai për gazetarin e Syri Tv, Ermal Rizai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco