Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Dyshues ndaj Ramës, Basha i kërkon publikisht provë 'dashurie': Thuaj më ka marë malli për...

VIDEO/ Dyshues ndaj Ramës, Basha i kërkon publikisht provë 'dashurie': Thuaj më ka marë malli për...

20:11, 29/10/2021
A+ Aa A-

Lulzim Bashës nuk i ‘del shpirti’ pa e provuar dashurinë që Rama ka ndaj tij, ku dyshon nëse Ramën e ka marë malli për të apo për Berishën dhe Metën.

Në postimin e tij në Facebook, Basha ka publikur fjalën e mbajtur në seancën e fundit të Kuvendit.

‘Shqipëria nuk mund të mbetet peng i askujt. Fati i shqiptarëve nuk mund të lidhet me fatin personal dhe politik të asnjë politikani, i majtë apo i djathtë qoftë! Shko në foltore dhe bëni “Trekëndëshin e Bermudës” me Berishën dhe Metën’, thotë Basha.

Mesazhi i Bashës:

E ke hallin ti tek Partia Demokratike?! Ke hall ti sesa demokratë mbledh unë?! Të ka marrë malli ty? Të ka marrë malli?!

Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe për Ilir Metën, thuaje ta dëgjojnë të gjithë.

Shko dhe ti në foltore zotëri, ose fillo foltoren tënde. Bëni “Trekëndëshin e Bermudës” edhe qani hallin bashkë të tre, nëqoftëse i keni të njëjtat. Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat, as të Sali Berishës, as të Ilir Metës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco