VIDEO/ Udhëtoi nga Shtutgarti për të ndjekur 'Foltoren', demokrati i zjarrtë mirditor: Pse nuk vijnë deputetët?

VIDEO/ Udhëtoi nga Shtutgarti për të ndjekur 'Foltoren', demokrati i zjarrtë mirditor: Pse nuk vijnë deputetët?

20:04, 29/10/2021
A+ Aa A-

Mirditori Gjergj Lleshi, një prej mbështetësve të ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë vëmendjen e të gjithëve prej veshjes së zgjedhur, në 'Foltoren' e Lezhës që u zhvillua sot.

Me kostumin kombëtar, ai ka marrë fjalën duke kritikuar deputetët e Partisë Demokratike të Qarkut të Lezhës, të cilët mungonin në 'Foltore'.

Qytetari nga Mirdita, i cili jeton në Gjermani u shpreh se qytetarët e Lezhës i kanë votuar ata deputetë që qëndrojnë sot në Kuvend.

“Po pse jemi ne këtu? Sali Berisha është princi që themeloi Partinë Demokratike dhe hodhi poshtë komunizmin. Bëri që të lëvizim me pasaporta. Ai është i vetmi që do të vejë mbi shina PD-në. Demokracia është e vështirë për t’u fituar, por akoma më e vështirë për t’u mbajtur. Ndaj me ju diçka të dhimbshme, ne votuam për ata 4 deputetë që s’janë sonte këtu, pse nuk vijnë këtu me debatu me ne. Rroftë Sali Berisha rroftë demokracia, rroftë populli shqiptar”, tha qytetari. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco