Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

Berisha- Bashës: Kur të kujtojë ‘Lezhën e Besëlidhjes’, të rrijë pa gjumë

Berisha- Bashës: Kur të kujtojë ‘Lezhën e Besëlidhjes’, të rrijë pa gjumë

18:26, 29/10/2021
A+ Aa A-

Nga foltorja e Lezhës, ish-kryeminsitri Sali Berisha i ka kthyer përgjigje sulmit të mbrëmshëm të Bashës, i cili e krahasoi si 'Trekëndëshi i Bermudës' bashkë me Ramën dhe Metën.

Ish-kryeministri Berisha i kujtoi Bashës nga Lezha, se kur të kujtojë Besëlidhjen, të rrijë pa gjumë për besëprerjen e tij ndaj demokratëve.

Berisha: Një gjë thonë të gjithë për shqiptarët, se ana pozitive e tyre është se janë inteligjentë dhe ajo negative se për një plesht djegin jorganin.

Shqiptarëve nuk mund t'ua shesësh gënjeshtrat për të vërteta.

Ju garantoj se Basha, të cilin e këshilloj, që kur të kujtojë Lezhën e Besëlidhjes të rrijë tërë natën pa gjumë për besëprerjen e tij.

Nëse vendimin do e merrte me Këshill Kombëtar unë absolutisht do e pranoja. Ata që e kanë marrë peng nuk i duan mendimet tuaja, e dinë që ju jeni njerëz të lirë dhe nuk shisni e blini dhe ai nuk guxoi.

Amerika nuk mund të përcaktojë se cili shqiptar duhet të hyjë në Parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 29/10/2021 19:38

Basha eshte kthyer ne dashnore e Rames.Njeri pa vlere politike.Komplet deshtakk.Berisha Duhet ta ktheje PD ne vlerat e veta se me Bashen PD do kthehet si spitalet shteterore ku njerezit nuk marrin asnje ndihme

Shto koment

Denonco