Meta pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës: Vlerësim miqësisë tradicionale

Meta pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës: Vlerësim miqësisë tradicionale

14:09, 29/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi sot një takim miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Sh.T.Z. Ëang YI.

Presidenti Meta vlerësoi miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet  mes dy vendeve dhe popujve, si dhe shprehu dëshirën për t’i forcuar edhe më tej ato në të ardhmen.

“Zhvillimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, shkëmbimet në bujqësi, turizëm, kulturë dhe arsim janë fusha me interes dhe me dobi reciproke për vendet dhe popujt tanë”, - nënvizoi Kreu i Shteti gjatë takimit.

Presidenti Meta, duke theksuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023, që përkon edhe me 50-vjetorin e anëtarësimit të RP të Kinës në OKB, e siguroi Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Sh. T. Z. Ëang YI për bashkëpunim në funksion të forcimit të mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit kudo në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco