Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Hetimi i inceneratorëve, Shano: ‘Patatja e nxehtë’ në duart e qeverisë, nuk ka zbatuar ligjin

Hetimi i inceneratorëve, Shano: ‘Patatja e nxehtë’ në duart e qeverisë, nuk ka zbatuar ligjin

22:01, 28/10/2021
A+ Aa A-

‘Çështjen e inceneratorëve’, eksperti i ekonomisë, Dritan Shano e ka konsideruar si ‘pataten e nxehtë’ në duart e qeverisë.

I ftuar në ‘Absolut 4’, Shanos tha se, për këtë çështje ka një raport të KLSH i cili tregon se nuk është zbatuar ligji për arritjen e këtyre projekteve në asnjë moment.

Gjithashtu Shano ftoi komisionin hetimor parlamentar që u miratua së fundmi që të hetojë të gjitha kontratat PPP.

Shano: Qasja për ta futur këtë veprim për ruajtjen e mjedisit dhe pastrimin e qyteteve është iniciativë e PS. Inceneratorët është një skemë që përdoret njësoj për të gjitha PPP. Kjo qeveri nuk do ndalojë në çdo ide për të paketuar paratë e buxhetit në pak duar. Natyrisht që inceneratorët janë patatja e nxehtë në duart e qeverisë. Tashmë ka një komision parlamentar. Mendoj që ky precipitim I situatës të çojë në nxjerrjen e procedurave jo transparente të ndjekura për inceneratorët. Komisionit të iniciuar nga opozita do t’i kërkoja që të mos ndalej tek inceneratorët pasi të gjitha PPP duhen trajtuar në të njëjtën formë. Të gjitha PPP duhet të jenë objekt i një hetimi parlamentar. Për inceneratorët ka një kontroll të shkëlqyer të KLSH. Ai tregon se asgjë nuk përputhet dhe çdo gjë është bërë duke mos respektuar ligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 28/10/2021 23:20

Futjani pataten ne b... Edi rames

Shto koment

Denonco