VIDEO/Do iu shemben shtëpitë, banorët te 5 Maji: Shteti po na vjedh, duam dëmshpërblimin tonë!

VIDEO/Do iu shemben shtëpitë, banorët te 5 Maji: Shteti po na vjedh, duam dëmshpërblimin tonë!

18:23, 28/10/2021
A+ Aa A-

Banorët e 5 Majit në Tiranë kanë nisur një protestë, pasi po planifikohen që t’ju prishen shtëpitë.

Qytetarët e zonës shprehen se shteti po i vjedh hapur, duke shtuar se duan dëmshpërblimin e tyre, për aq sa iu takon, sepse i kanë bërë shtëpitë me djersë.

Banori 1: Shtëpia do shembet vetëm mbi trupin tim. E kam bërë shtëpinë me djersë, nuk kam vjedhur para.

Nuk duam kontrata e bonuse qesharake, çfarë janë këta, unë dua shtëpinë time. Shteti po na vjedh hapur.

Banori 2: Mua më thonë të firmos, ndërsa kjo firmë kërkohet nën presion. Ne kërkojmë dëmshpërblimin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 28/10/2021 21:05

Luftoni per shtepit tuaja.Mos lini T’ju a marrin per nje cope buke.Mos i lini T’ju genjejne me ca qirara qesharake

Shto koment

Denonco