Makina luksoze, ish-ministri Lleshaj humbet gjyqin me median

Makina luksoze, ish-ministri Lleshaj humbet gjyqin me median

15:54, 28/10/2021
A+ Aa A-

Pas një viti e gjysmë ka përfunduar përballja gjyqësore mes City News Albania dhe ish-Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Gjyqtarja Migena Laskaj, pas fakteve të paraqitura nga avokati Saimir Visha ka vendosur të shpallë të pafajshme City News Albania dhe tashmë skandali i blerjes së makinës lukzose nga ish- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është i provuar edhe në Gjykatë.

Image

Janë dhënë gati 100 milionë lekë për këtë mjet luksoz të Policisë së Shtetit. E blerë gjoja për oficerin e kontaktit në Gjermani, pra në Berlin dhe marrë nga Ministri i Brendshëm.

Sipas të dhënave, në Policinë e Shtetit ka pasur edhe një debat për blerjen e këtij mjeti, sepse të tilla makina nuk kanë ambasadorët dhe në Shqipëri është vetëm Sandër Lleshaj që ka një të tillë si ministër, e jo më një Oficer Kontakti i Policisë së Shtetit.

Këtu ka qenë edhe hileja. Sandër Lleshaj ka kërkuar një makinë luksoze, Policia e Shtetit i është vënë në shërbim, Ardi Veliu dhe vartësit e tij kanë gjetur mënyrën.

Janë shpenzuar gati 100 milionë lekë për blerjen e kësaj makine në Gjermani. Makina është marrë dhe është sjellë në oborrin e Policisë së Shtetit.

Në fakt mjeti duhej ti takonte Policisë së Shtetit, Oficerit të Kontaktit apo vetë drejtorit, sepse ishte blerë nga ky institucion.

Por, kaloi pak kohë dhe ky mjet targohet në shkelje të ligjit me targën shqiptare dhe merret në përdorim nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Mjeti është targuar me targën AA 967 UT. Megjithëse është blerë me letra për një Oficer Kontakti jashtë Shqipërisë, pra për të qëndruar në Gjermani, është çregjistruar dhe është targuar në Shqipëri.

Sandër Lleshaj e ka përdorur mjetin i cili është blerë nga Policia e Shtetit për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Gjermani dhe ka qarkulluar me targa false.

Pas sulmeve dhe akuzave, Sandër Lleshaj ndryshoi targat e makinës dhe tashmë nuk kemi një ministër që lëviz me një mjet me targa false, por me një mjet me targa të rregullta, dhe ndoshta edhe me siguracion.

Por, fakti është se Sandër Lleshaj me ndryshimin e targave të mjetit, ka pranuar se ka qarkulluar për një kohë me një mjet me targa false dhe pa siguracion.

Që në rastin e një qytetari të thjeshtë, në rast se ai do të kapej, do të burgosej. Ndërsa ministri në kohën e lajmit, kishte luksin ti ndryshonte ato sipas qejfit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ano28/10/2021 17:14

E kuptove edhe ti vet o shkë....dhate burre se kujt i ke sherbyer!.Te shtrydhi si limoni mbi sallate dhe te hodhi posht.Njeri driteshkurter ,i pabese dhe injorant.Çfare prisje nga Ed Rama o kokrra e injorantit!Ti ,Ty duhet te lerohet nena pike.A kujtohesh shkerdhat burr se çfare u ke bere njerezve ne protesta me gazin helmues lotesjelles .Po ku ne piç.....ë te kurves qe te dhjeu do fshihesh nga shqiptaret me ato qe u ke bere!

Shto koment

Denonco