VIDEO-SYRI TV/ PD kërkon ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore

VIDEO-SYRI TV/ PD kërkon ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore

12:16, 27/10/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisionit të Posaçëm për të kryer një tjetër Reformë Zgjedhore.

Në dokumentin e dërguar në Parlament, PD thotë se ka konstatuar pesë tipologji shkeljesh të rënda që minuan procesin demokratik të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

1. Shitblerja masive e votës, e realizuar nga bashkëpunimi i kandidatëve të mazhorancës me elementë të krimit të organizuar

2. Shkrirja e shtetit dhe Partisë në pushtet në një të vetëm

3. Vjedhja dhe përdorimi i paligjshëm i të dhënave personale dhe sensitive

4. Ndalimi antikushtetues i të drejtës së emigrantë për të marrë pjesë në zgjedhjeve, veçanërisht atyre që jetojnë në Republikën e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut

5. Ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor, që sollën heqjen e koalicioneve dhe një format flete votimi, që prodhoi 83 mijë fletë votimi të pavlefshme.

PD thotë se këto problematika dhe rekomandimet përkatëse, por edhe të tjera të adresuara në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR meritojnë një trajtim të veçantë nga Kuvendi, në mënyrë që të adresohen nëpërmjet nismave ligjore.

 ‘Në funksion të këtij qëllimi, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka aktivizuar edhe një mekanizëm tjetër parlamentar, që ka të bëjë me ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, një prej detyrave kryesore të të cilit është edhe vlerësimi i nevojë për miratimin, korrigjimin apo ndryshimin e akteve ligjore. Puna e këtyre dy komisioneve duhet parë si komplementare, me qëllim garantimin për qytetarët të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme’, thuhet në kërkesën e PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco