Basha nxiton drejt marrëveshjes me Ramën, 3 orë në takim me kryetarët e degëve

Basha nxiton drejt marrëveshjes me Ramën, 3 orë në takim me kryetarët e degëve

21:04, 26/10/2021
A+ Aa A-

Mesa duket Lulzim Basha ka shpejtuar hapat në drejtim të marrëveshjes me Ramës, pasi ka mbledhur mbrëmjen e sotme kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, pak pas 'foltores' së Sali Berishës në Kavajë.

Duke i mbajtur për rreth tre orë në takim, sipas informacioneve për mediat, mësohet se temat e diskutimit ka qenë çështja e ‘Reformës Territoriale’ dhe ‘Reformës Zgjedhore’.

Këto dy çështje, së bashku me ‘vettingun në politikë’ janë pjesë e amendamenteve të parashtruara nga Basha për ndryshimet kushtetuese, të cilat kanë nevojë për një marrëveshje me Ramën për tu kaluar dhe votuar në Kuvend.

Kujtojmë këtu që po sot u zhvillua ‘foltorja’ e Kavajës ku mijëra demokratë ishin të pranishëm në mbështetje të ish-kryeministrit Berisha, duke kundërshtuar absolutisht një marrëveshje me Ramën në kurriz të tyre, ku i vetmi i fituar është ‘pengu’ Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco