Bushati: Basha në minorancë, i ka mbetur vetëm vula

Bushati: Basha në minorancë, i ka mbetur vetëm vula

13:12, 26/10/2021
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati reagoi pas debatit të mbrëmshëm në emisionin ‘Opinion’. Me ironi, Bushati shkruan se Basha është në minorancë.

Sipas analistit, atij i ka ngelur vetëm vula.

“Debati në ‘Opinion’ mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës. Këta të dytët mbrojnë idenë se edhe kur një shumicë në parti kërkon ndryshime, këtë mund të mos e lejojë statuti, apo mund ta pengojë kryesia.

Nuk e njoh statutin e PD, por edhe po të besoj se kanë të drejtë, morali i fabulës mbetet i njëjtë: le të jesh në minorancë, boll të mbash vulën”, shkruan analisti.

Ndërkohë Foltorja ka mbledhur një numër rekord firmash për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco