Lajmi i fundit

EMRAT/ Akuza për shkelje të barazisë në tendera, SPAK çon në gjyq 3 punonjësit e UKT dhe biznesmenin

‘Vettingu’/ Baçi kritika Bashës: Po bëhet ‘show’ për të trembur ndonjë! Ku janë propozimet tona?

‘Vettingu’/ Baçi kritika Bashës: Po bëhet ‘show’ për të trembur ndonjë! Ku janë propozimet tona?

18:56, 25/10/2021
A+ Aa A-

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, deputetit Luan Baçi, i cili pak ditë më parë u hoq nga detyra e kryetarit të PD në Fier ka kritikuar propozimet e Bashës për ‘vettingun në politikë’.

Baçi tha se në mbledhjen e kaluar të grupit iu është dhënë një letër e bardhë për të firmosur për propozimet si grup parlamentar, por sipas tij, pasi ata u njohën me draftin paraprak, nuk ndodhi më asgjë.

Sipas deputetit, drafti u depozitua në Kuvend dhe deputetët nuk dinë asgjë, nëse janë marrë parasysh propozimet dhe mendimet e deputetëve.

Baçi: Në mbledhjen e kaluar, na u dha një letër e bardhë, për të firmosur, për propozimet tona si grup parlamentar, për tre çështje të rëndësishme, që duhet bashkpunimi me mazhorancën, për ti miratuar!

Kërkuam të njiheshim me draftin paraprak, të hartuar nga ekspertet tanë të pa krahasueshëm dhe na i dërguat. Por pas kësaj asgjë më tepër, u depozituan në kuvend draft propozimet dhe nuk dimë gjë, se a u mor parasysh ndonjë gjë nga propozimet dhe mendimet që u dhanë më pas?

Mirë do ishte që ne të kishim draftin përfundimtar të depozituar, atë që u dorëzua pas plotësimeve dhe normale do të ishte që të diskutohej përsëri mbi të pas propozimit përfundimtar! Në draftë i kushtohej shumë pak rëndësi, reformës teritoriale, që është shumë e rëndësishme për ne, dhe shumë e kontestueshme kjo që kemi, pasi të gjithë e kemi pranuar se është bërë vetëm për të shërbyer interesa politike të PS dhe vetëm nga ata! Po kështu reforma zgjedhore, e bërë përsëri vetëm nga Edi Rama, për interesa të tij dhe Partisë së tij! Në draft kishte shumë pak trajtim për këto dy çështje shumë të rëndësishme, që janë jetike për opozitën!

Ndërsa i kushtohet rëndësi e veçantë 'vettingut të politikanëve', që apsolutisht është shumë e rëndësishme, por duket se kjo bëhet si për të trembur, nuk e di se kë nga politikanët! E di që trajtimi i kësaj çështje është shumë delikate, shpesh herë bëhet në mënyre djallëzore, propozohen gjëra që nuk realizohen, dhe që nuk dëshirohen edhe nga vet ata që i propozojnë dhe duhet ti votojnë, gjithmonë për të bërë show!

E di që kushdo që konteston sado pak mënyrën se si trajtohet ky problem, menjëherë anatemohet se ka frikë, dhe konsiderohet i përlyer, kështu që na duhet të heshtim!

Sa për dijeni se kam fare problem vettingun personalisht, dhe këtë besoj tani e dimë. Prandaj do tju lutesha mos ta interpretonit se kam interesa personale, në kontestimin tim, por është dukshëm jo e duhura që propozohet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI25/10/2021 20:15

DETYRA E PARE JETIKE E DEMOKRATEVE ESHTE LARGIMI I QELBESIRES NGA ZYRAT E PARTISE DEMOKRATIKE! LARGIMI I TE BIRIT BASTARD TE ENVER HOXHES! TE LARGOJME SA ME PARE MUTIN E ERJON PLEH VELIAJT DHE UTURAKUN DHE BEBELINON E EDVIN KRISTAQ RAMES! GELBAZEN E PLAKUSHIT KRIMINEL XHORXH SOROS!! TA LARGOJME QELBESIREN!

Shto koment

Denonco