Lubonja: Berisha është burrë i ndershëm, atë e goditi Rama me ndihmën e Soros

Lubonja: Berisha është burrë i ndershëm, atë e goditi Rama me ndihmën e Soros

19:27, 22/10/2021
A+ Aa A-

Analisti dhe publicisti Fatos Lubonja komenton vendimin e kryetarit në detyrë të PD, Lulzim Basha, për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Lubonja thotë se Berisha është i ndershëm, duke rrëzuar kështu akuzat që çuan në shpalljen non grata, ndërsa shtoi se lideri historik i PD u godit nga kryeministri Edi Rama me ndihmën e miliarderit George Soros.

“Nuk kam parë politikan shqiptar që të vendosë interesin e Shqipërisë mbi atë personal, kjo nuk diskutohet, ky është problemi. E dyta edhe sa i përket sinqeritetit, çdo politikan shqiptar, duhet t’ia kthesh ato që thotë së prapthi për të gjetur ndryshimin. Kritika ime kryesore qëndron në faktin se unë duke parë metodën si u hoq Berisha shoh dy probleme të mëdha, 1 që ka të bëjë me raportin e amerikanëve me Edi Ramën dhe qeverinë, ku çdokush mund të ndihet i rrezikuar që një intrigë që mund të bëj një lider i pushtetshëm, që ka arritur të krijoj ca lidhje me disa lobingje amerikane, mundet të të rrëzojë si rivalin e vet me ndihmën amerikane. 

E dyta mënyra se si e hoqi Lulzim Basha nuk është mënyra që do të doja unë dhe nuk është mënyra për t’u forcuar opozita, përkundrazi, unë shoh një opozitë që dobësohet. Padyshim Berisha është përgjegjës për shumëçka që po ndodh në Shqipëri që fillojnë qysh herët, është krijuar një sistem për të cilin kanë kontribuar dhe kanë vendosur nga një ingranazh dhe tani, në vend që kjo parti dhe këta njerëz, të paktën duke u nisur nga preteksti amerikan, për korrupsionin si rrezik për vendin, duhet të ishte bërë analizë për të gjithë këtë korrupsion”, tha Lubonja.

Por analisti e sheh aksionin politik të Sali Berishës me skepticizëm. 

“Ne shqiptarët e kemi marrë se me amerikanët nuk do të luftohet. Këtu s’bëhet fjalë për luftë ushtarake, apo politika amerikane në një kuptim më të gjerë sepse ne jemi pjesë e NATO-s, e Evropës, s’ka lëvizur kurrë asgjë në këtë drejtim. Në këtë aspekt, këtu bëhet më shumë fjalë për intriga politike, që lidhen sa me interesat që Edi Rama i ka zgjidhur këtyre, sigurisht edhe me të kaluarën. Berisha padyshim ka të gjithë mëkatet e veta, lëvizja e tij dobëson PD dhe nga kjo fërkon duart Edi Rama. Unë luftën e Berishës e shoh me skepticizëm sepse ai në këtë rast ka të drejtë për metodat që thash, por nuk shoh mundësinë që një 'Berishë 3' të ndërtojë një PD siç do të doja unë ta ndërtonte. 

Këtu është problemi më i madh. Unë tani i shoh më të dobët, sepse në vend që të merren me mazhorancën do të merren me njëri-tjetrin. Berisha del dhe bën deklarata që stonojnë. Ai thotë për të gjitha përjashtimet që janë bërë ia vendos fajin Bashës, Do të ketë një përçarje, nuk kanë vizion, ata merren me Ramën me njëri-tjetrin dhe jo me korrupsionin. Ndodhemi në pikën më të dobët politike, ndërsa Rama në pikën më të fortë të pushtetit të tij, një pushtet që abuzon. Kemi një dështim të Europës, Amerikës dhe këtu kanë ardhur talebanët. Talebanët janë i gjithë krimi i organizuar që po pastron paratë dhe ka kapur shtetin”, përfundoi Lubonja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana23/10/2021 10:10

Ti mor zotni , gjithe jeten ja ke fut Shqipnise dhe shqiptareve , sidomos pas vitit 1990 dhe vendosjes se pluralizmit ....; nderkohe qe na hiqesh si nje nga " analistet me te mire " politike ne kete vend te marre peng nga mediat e blera qysh heret , ku ti dhe shume te tjere si ti, ne raport me pagesat e marra shfryni te gjithe arsenalin tuaj mendor negativ ndaj gjithe opozites dhe direkt ndaj Partise Demokratike pavaresisht se kush e ka drejtuar kete te fundit ..... ???!!!

Ilirjan.22/10/2021 22:02

Tani e kuptutat moralin!?Me mire nongrata nga LGBT se sa ky udheheqesi aktual qe nuk ka asnje vene gjaku te shqiptarit , pa moral,pa integritet dhe me standard drejtesie te neveritshme qe veten e tyre e kane shpallur te paprekshem dhe atyre qe ju sherbejne po i kenaqin me frytet qe duan ligjerimin e poshterimit dhe skllaverimit te sovranit.Nje gje eshte e sigurt:pushtet jane te perkohshme ,por mjere ata qe te keqen e bëjne te mire dhe ata qe ju shkojne pas tyre sepse edhe kjo do jete e perkohshme.

Ilirjan.22/10/2021 21:56

Tani e kuptutat moralin!?Me mire nongrata nga LGBT se sa ky udheheqesi aktual qe nuk ka asnje vene gjaku te shqiptarit , pa moral,pa integritet dhe me standard drejtesie te neveritshme qe veten e tyre e kane shpallur te paprekshem dhe atyre qe ju sherbejne po i kenaqin me frytet qe duan ligjerimin e poshterimit dhe skllaverimit te sovranit.Nje gje eshte e sigurt:pushtet jane te perkohshme ,por mjere ata qe te keqen e bëjne te mire dhe ata qe ju shkojne pas tyre sepse edhe kjo do jete e perkohshme.

Shto koment

Denonco