Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fituan apo humbën shqiptarët në Maqedoni?

Vendimi/ Rriten me vetëm 6 % pagat e mësuesve dhe punonjësve psiko-sociale në shkolla

Vendimi/ Rriten me vetëm 6 % pagat e mësuesve dhe punonjësve psiko-sociale në shkolla

17:38, 22/10/2021
A+ Aa A-

Pasditen e sotme, ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije vendimin e marrë për rritjen e pagës së mësuesve me 6% duke filluar nga viti i ardhshëm.

Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, ministrja tha se krahas pagës së mësuesve do të rritet dhe paga e punonjësve psiko-sociale në shkolla, pasi në këtë mënyrë bëhet dhe vlerësimi i kontributit të tyre të dhënë gjatë periudhës së pandemisë.

“Dua të ndaj me ju disa nga këto lajme, pasi në ditët në vijim do të komunikojmë me detaje të gjitha vendimet e marra.

Së pari dua të ndaj lajmin për rritjen e pagave të mësuesve me 6% duke filluar nga viti i ardhshëm.

Për herë të parë në këto vitet e fundit pagat nuk po rriten vetëm për mësuesit, por edhe për punonjësit psikosocial. Ata kanë patur një kontribut të vyer gjatë muajve të pandemisë dhe në këtë mënyrë ne shpërblejmë punën e tyre.

Lajme të mira vijnë edhe për Arsimin e Lartë, ku një nga prioritetet tona është ndërkombëtarëzimi i diplomave tona, në mënyrë që të rinjtë tanë të bëhen të konkurueshëm në tregun europian.

Këtë herë ne do të kemi një buxhet të dedikuar për Universitetet për të avancuar në këtë fushë”, tha Kushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco