Lajmi i fundit

VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me tritol te banesa e gjyqtarit në Shkodër

Ekspozohen lidhjet familjare të Sekretarit të Shtetit Blinken me George Soros Në foto: Prinderit e Anthony Blinken dhe Xhorxh Soros

Ekspozohen lidhjet familjare të Sekretarit të Shtetit Blinken me George Soros

17:04, 21/10/2021
A+ Aa A-

Nga Matt Palumbo për Bongino

Në maj, Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi sanksionet kundër ish-Presidentit (1992–1997) dhe ish-Kryeministrit (2005–2013) të Shqipërisë Sali Berisha, me akuzën për korrupsion, dhe u ndaloi hyrjen në SHBA atij, gruas dhe dy fëmijëve. Berisha ka drejtuar një parti politike të qendrës së djathtë të quajtur Partia Demokratike që u themelua më 1990 pas përmbysjes së regjimit komunist.

Politikani 77-vjeçar, aleat i të dy Bushëve, aktualisht është anëtar i opozitës në parlamentin shqiptar, ku Partia Socialiste ka shumicën.

Blinken tha në një deklaratë se gjatë periudhës së dytë në drejtimin e vendit, Berisha ‘u përfshi në akte korruptive, të tilla si përvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes’. Ai nuk dha asnjë detaj apo fakt që të mbështeste vendimin. Berisha ka këmbëngulur se ka ‘zero fakte’ pas akuzave për korrupsion, duke deklaruar se vendimi i SHBA u bazuar mbi ‘dizinformacion’ nga media të përkrahura nga Soros.

Edhe duke i marrë të mirëqena akuzat, lind pyetja se pse këto sanksione u vendosën tani krejt papritur. Përfaqësuesi Republikan i New York-ut Lee Zeldin menjëherë e denoncoi lëvizjen si anormale dhe i shkroi një letër Zyrës së Çështjeve Ligjore të Departamentit të Shtetit me të cilën kërkoi shpjegim të detajuar të procesit të ndjekur nga Departamenti i Shtetit.

Berisha fajëson Sorosin dhe tha për Washington Times se do ta luftonte akuzën për të cilën ‘nuk ka fakte’ me një padi për shpifje kundër Blinken në një gjykatë evropiane. Ai edhe e sfidoi administratën Biden për të nxjerrë çdo provë korrupsioni, duke deklaruar:

‘Jam plotësisht i bindur se kjo deklaratë kundër meje është bazuar e gjitha mbi keqinformacione që Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka marrë nga një proces lobimi i korruptuar që përfshin Edi Ramën dhe George Sorosin, të cilët janë miq të afërt. Nuk kanë asnjë provë. Asnjë fare. Sikur të nxirrnin ndonjë, do t’u isha shumë mirënjohës. Por ata s’kanë asnjë provë konkrete të bazuar mbi fakte, jo mbi manipulime e shpifje’.

***

‘Unë kam qenë kritik i hapur i George Sorosit dhe mikut të tij të ngushtë Edi Rama, dhe për këtë arsye, Departamenti i Shtetit ngriti akuzat kundër meje dhe më bllokoi. Nuk ka arsye tjetër. Nuk mund të ketë arsye tjetër’.

Soros dhe Berisha janë konfrontuar publikisht më parë, me Berishën që tha më 2017 se Soros ishte shndërruar nga ‘një mik i madh’ në një ‘rrezik i madh’ për popullin shqiptar. ‘Deklaratat e mia në për George Soros dhe mafian e tij, si rrezik i madh për demokracinë shqiptare, bazohen mbi dokumente autentike. Deklaratat e mia në parlamentin shqiptar kundër akteve mafioze të Sorosit dhe rrjetit të tij në Shqipëri bazohen mbi fakte që datojnë para debateve aktuale që po zhvillohen në SHBA mbi aktivitetin e kryespekulatorit të planetit’, shpjegoi. Vetëm nëntë vjet më parë, ai e kishte quajtur Sorosin ‘një mik të madh të shqiptarëve’.

Përfaqësuesi Zeldin iu referua lidhjeve me Soros gjatë interpelancës me Blinken para Komisionit të Çështjeve të Jashtme në Dhomën e Ulët të Kongresit, në qershor, kur foli për sanksione drastike të dala nga hiçi. ‘Çfarë informacioni specifik mund të ndani me Komisionin për të justifikuar lëvizjen tuaj dramatike’, Zeldin. Blinken u përgjigj duke mohuar të ketë pasur ndonjë komunikim me Soros, por tha se nuk mund të flasë për këdo tjetër në DSH. Kur u pyet për faktet për korrupsion, Blinken tha se ishin ndjekur të gjithë protokollet, pa dhënë prova për korrupsion.

Përgjegjës për dhënien e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës Departamentit të Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim. Instituti drejtohet nga një grua e quajtur Delina Fico, e cila është Drejtore e Shoqërisë Civile. Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim është një nga dy grupet e krijuar nga Soros (tjetri është Universiteti i Evropës Qendrore). Fico dikur ka qenë e fejuar me kryeministrin socialist Edi Rama dhe më pas u martua me Bledi Çuçin, një nga aleatët e ngushtë të Ramës.

Me sa duket, Blinken nuk mund të flasë në emër të askujt tjetër në Departamentin e Shtetit kur bie fjala për lidhjet e tyre me Soros, madje as në emër të vetë babait të tij.

I ati i Antony, Donald Blinken, dhe gruaja e tij Vera financuan Arkivat e Shoqërisë së Hapur Vera & Donald Blinken në Universitetin e Evropës Qendrore (ECU), e cila përmban një koleksion dixhital të dokumenteve historike hungareze. Në një raport të Soros Foundations Network më 2002, babai i Blinken renditet i treti në listën e Bordit të të Besuarve, pas kryetarit Soros dhe Aryeh Neier.

Donald Blinken ka qenë Ambasador i SHBA në Hungari nga 1994 deri më 1998, pikërisht kur Soros po përgatiste terrenin atje, dhe ai e gruaja e tij kishin lidhje të ngushta me qeverinë socialiste.

Blogu i përditshëm Hungarian Spectrum, i cili përmend Sorosin midis donatorëve të tij, ishte entuziast për Blinken si Sekretar Shteti i mundshëm pas zgjedhjeve më 2020, sepse ‘Hungaria nuk do të lihej në harresë gjatë katër apo ndoshta tetë viteve të ardhshëm në Washington’.

Pasi Blinken i konfirmua si Sekretar Shteti, gazeta hungareze Magyar Nemzet e quante ‘lajm i madh për George Soros’.

Dhe pa dyshim që ashtu është.

/Marrë nga bongino.com-Përgatit: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco