Basha: Kush e meriton do të largohet nga politika, qoftë demokrat a socialist

Basha: Kush e meriton do të largohet nga politika, qoftë demokrat a socialist

20:42, 20/10/2021
A+ Aa A-

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një pjesë nga fjala e tij gjatë konferencës për media të mbajtur gjatë ditës së sotme për prezantimin e amendimeve.

Basha shprehet se kushdo që e meriton, duhet të largohet nga politika, nuk ka rëndësi a është demokrat, socialist apo i ndonjë partie tjetër. Kreu i PD shprehet se çdo alibi nxjerr zbuluar qëllimin e tranzicionit për ta mbajtur peng Shqipërinë.

“I lind detyrimi që të dalin haptas para shqiptarëve. Duke pranuar këto propozime i mbyllim derën tranzicionit me vetëdijen se kushdo që meriton të largohet nga politika duhet të largohet nga politika, nuk ka rëndësi demokrat, socialist apo të ndonjë partie tjetër.

Çdo alibi vetëm sa nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng të një klase të ndryshkur dhe të dalë nga vetja. Ne refuzojmë të jemi pjesë e asaj klase. Nuk ka masakër zgjedhore të na heqë ne nga misioni i zhvillimit. Ndryshimi do bëhet me çdo kosto”, është shprehur Basha gjatë fjalës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco