Basha shkarkon Luan Baçin nga kryetar i PD në Fier, komandon një të dënuar në Itali

Basha shkarkon Luan Baçin nga kryetar i PD në Fier, komandon një të dënuar në Itali

17:35, 20/10/2021
A+ Aa A-

Pas Flamur Nokës të cilin e shkarkoi nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, Lulzim Basha ka ndëshkuar edhe Luan Baçin pasi ky i fundit u rreshtua në krah të 'Foltores' së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Qëndrimet e shprehura publikisht nga Baçi nuk i kanë pëlqyer Bashës dhe sot ka firmosur largimin e tij nga kryetar dege në Fier. 

Në vend të Luan Baçit, Lulzim Basha ka komanduar Agron Kapllanajn, ky i fundit një i dënuar me dy vite burg në Itali për vjedhje, e cila verifikohet edhe në formularin e dekriminalizimit që sjell Syri.net.

Lulzim Basha e di fare mirë sepse është njohur me skedën e Kapllanajt që në krye të herës kur emri i tij kaloi për verifikim te Njësia e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë, por vendimi i sotëm krejtësisht i pamoralshëm mund të përkthehet lehtësisht si shenjë hakmarrje ndaj Baçit, duke iu vënë demokratëve të Fierit në qafë një ish të dënuar nga Gjykata e Firences për vjedhje.  

Image

Kujtojmë se Luan Baçi ka dalë në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili aktualisht është duke bërë një “tur” të “Foltoreve” nëpër Shqipëri me synimin për t’i kthyer sovranitetin, siç është shprehur ai, Partisë Demokratike. 

Në “Foltoren” e Fierit ka qenë i pranishëm edhe Baçi, ndërsa edhe nga qëndrimet politike, ka qenë në krah të ish-kryeministrit Berisha.  

Ndërsa në mbledhjen e grupit parlamentar dy ditë më parë, Luan Baçi u përfshi në debate me Lulzim Bashën ku deklaroi se deputetët që mbështesin Berishën lihen jashtë komisioneve parlamentare. 

***

Shkarkimi i Luan Baçit dhe komandimi i Agron Kapllanajt në krye të degës së PD në Fier, ka sjellë reagimet e para. 

Ibrahim Morina, ish-kryetar i degës së PD në Fier shkruan në rrjetet sociale se kjo nuk pritej nga Lulzim Basha. 

Morina poston në Facebook formularin e vetëdeklarimit të Kapllanajt i cili rezulton i dënuar në Itali për vjedhje.  

'Ende nuk më ka dalë zemërimi pas këtij lajmi. Jo vetëm kaq, por jam i sigurt se sikurse unë edhe ish-kryetarët e tjerë të kësaj dege ndjehen të fyer dhe të poshtëruar sepse Lulzim Basha vendosi sot shenjën e barazimit, mes nesh dhe një të dënuari ordinerë, me burg, në Itali', shkruan Morina. 

Reagimi i plotë
EDHE KËTË E BËRË O LULZIM BASHA…?!
Një lajm, në dukje periferik, qarkulloi sot nëpër portale… “Lulzim Basha komandon në krye të degës së PD-së së Fierit, Agron Kapllanaj”. Çudia pas këtij lajmi bëhet edhe më e madhe, kur mëson se “Agron Kapllanaj, do të mbajë këtë detyrë deri në strukturimin e kësaj dege”.
Ende nuk më ka dalë zemërimi pas këtij lajmi. Jo vetëm kaq, por jam i sigurt se sikurse unë edhe ish-kryetarët e tjerë të kësaj dege ndjehen të fyer dhe të poshtëruar sepse Lulzim Basha vendosi sot shenjën e barazimit, mes nesh dhe një të dënuari ordinerë, me burg, në Itali.
Edhe këtë e bërë o Lulzim Basha…?!
Çfarë të ka mbetur ti bësh më shumë asaj dege të PD-së…?!
Në qoftë se ky ishte më “i miri” për strukturimin e PD në Fier, kur imagjinoj ata pas tij më vjen të ulëri dhe t’ju bëj thirrje gjithë demokratëve të Fierit, “mos lejoni që Lulzim Basha të kënaqë oreksin e tij duke shijuar opozitën bashkë me frutat që i vjelë asaj. Ajo degë ka emra pambarim, të cilët jo vetëm mund të bëjnë strukturimin e saj, por edhe të sigurojnë një rezultat shumë më dinjitoz në zgjedhje. Ndal tentativës së revanshit të Lulzim Bashës me të dënuar ordinerë si Agron Kapllanaj”…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shaba20/10/2021 18:24

Z. Baçi, mos ia dorezo as çelësat e zyres dhe as vulen e PD Fier fshatarit te Ballshit!

Shqiptari20/10/2021 18:19

Nuk mund te zevendesohet kurre Luan Baçi, intelektual i shquar e qyetar fierak me nje fshatar nga fshatrat me te humbur te Mallakastres. Eshte turp i mad dhe fundi i Lulushit ne qarkun e Fierit! Na hengersh m... o Lulzim Basha! O te q.... robt ty e kush te mbeshtet ty!

Demokrati20/10/2021 18:14

O plehra i Sorosit! O uturaku i Edvin Rames! Po kush te pjerdh ty o pederast muti! Kryetaret e rretheve i ka zgjedhur antaresia, o te qifsha Bashet, Hotet dhe rracen e gruas! Paske qene kokrra e mutit! Demokrateve t'iu hash mutin ti, gruaja jote, kunati, vjerri komunist dhe ata we te kane dhjere ty o uturaku i Erjon Veliajt!

Shqiptari20/10/2021 18:13

Para disa muajsh po beja debat me nje te betuar te PS ... une i thoja fiton Basha ai thoshte Rama. Ne fund me thote mos e shiko ashtu se Basha eshte me i keq nga Rama. E di cfare rr... ku i keni qe te dy Basha-Rama.

Shto koment

Denonco