Anëtarja e KK mbështet ‘foltoren’: Polarizim në të gjitha nivelet! Berisha: Jemi në proces ringjalleje të PD

Anëtarja e KK mbështet ‘foltoren’: Polarizim në të gjitha nivelet! Berisha: Jemi në proces ringjalleje të PD

18:29, 12/10/2021
A+ Aa A-

Në 'Foltoren' e shtatë radhazi në Kukës, ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim të sinqertë me demokratët për t'i rikthyer PD-së sovranitetin në vendimmarrje.

Qytetarja Besmira Manaj, anëtare e Këshilit Kombëtar të PD, ka folur mbi polarizimin intensiv në të gjitha nivelet në antarësinë e PD.

Manaj: Kjo foltore ka misionin e saj më të fortë më të bashkuar. Duke e konsideruar PD një aset kombëtar, mendoj se aset janë dhe ata intelektualë të cilët ruajnë pavarësinë e mendimit dhe qëndrimin e tyre me integritet. Besoj që ky grup njerëzish që mund ti japë ringritjen e PD të ketë motive të forta për të arritur ringritjen e PD.

Berisha: Duke ju falënderuar për objeksioni, ju siguroj se kjo hapje e PD do të jetë bashkimi i vlerave të mëdha të vlerave intelektuale të vendit, diasporës dhe emigracionit. Nëse e vështrojmë PD në këto vite, dua tju kërkojë ndejsë për mbështetjen që i kam dhënë një njeriu i cili nuk i qëndroi në asgjë, nuk qëndroi në parime, në qëndrime në statut në antarësi në forume në qëllime të kësaj force politike. Në vend që të hapej, të shndërrohej në lokomotivë të fuqishme të mendimit opozitar, të mendimit intelektual, të mendimit shkencor, PD u rrudh.

Bashkimi i të gjitha vlerave të saj, të atyre që e themeluan, që me qeverisjen e tyre transformuan Shqipërinë, që qëndruan në opozitë me një lider të thyer, të gjitha këto do marrin përgjigje në këtë proces ringjallje të PD.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco