Berisha: Pseudo-reforma në drejtësi nën kontroll nga narko-shteti shqiptar

Berisha: Pseudo-reforma në drejtësi nën kontroll nga narko-shteti shqiptar

18:06, 12/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, në “Foltoren” e tij në Kukës, foli për reformën në drejtësi.

Berisha theksoi se pseudo-reforma në dretësi e drejtuar nga Soros është vënë nën kontroll nga narko-shteti shqiptar i Ramës.

“Nuk kam pranuar ndarjen e Kosovës. Nuk kam pranuar Mini-Shengenin e Novi Sadit. Rama vjedh edhe në gjumë nga mëngjesi deri në darkë. Kam denoncuar psudo-reformën në drejtësi. Kjo reformë është e PS. Gjithçka në këtë vend del nga Rama dhe Ëngjëll Angaçi. Dvorani ka marrë nga Albtelecom para se ka gjykuar në dëm të shqiptarëve nëntë vendime në Gjykatën e Lartë.

Është shpallur kampion antikorrupsion Dovrani, se kështu thotë Rama, se i duhet. SPAK për një vit ka çuar për gjykim 63 raste, kurse për korrupsion janë çuar mbi 300 raste. Do qëndroj totalisht, ndaj një reforme, që vuri drejtësinë nën kontrollin e narko-shtetit shqiptar. Do mbroj këto dhe çdo interes kombëtar e të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco