‘18 mln euro për km autostradë/ Këlliçi: Vjedhje të paktën 40-50% më shtrenjtë sesa studimet e fisibilitetit

‘18 mln euro për km autostradë/ Këlliçi: Vjedhje të paktën 40-50% më shtrenjtë sesa studimet e fisibilitetit

18:06, 12/10/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD Belind Këlliçi ka denoncuar një tjetër vjedhje të qeverisë së Ramës në infrastrukturën e ndërtimit, ku sipas të dhënave të Eurostat, mesatarja europiane për koston e ndërtimit të një autostrade është 9.3 milionë euro/km.

‘Segmenti Milot-Balldren i autostradës Adriatiko-Jonianne dhe segmenti Milot- Fier, të dyja segmente të dhëna me koncesion, janë të paktën 40-50% më shtrenjtë sesa studimet e fisibilitetit për llogari të donatorëve’, shkruan Këlliçi në Facebook.  

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Sipas të dhënave të Eurostat, mesatarja europiane për koston e ndërtimit të një autostrade është 9.3 milionë euro/km.

Por shikoni sa kushtojnë në Shqipëri me llogaritë e Ramës.

-Kashar-Mullet në një aks të ri ka një kosto ndërtimi 109 milionë euro për 22 kilometra rrugë. Kosto për kilometër e projektit llogaritet rreth 4.9 milionë euro (pa shpronësime) dhe rreth 7 milionë euro me koston e shpronësimeve.

Disa herë më e ulët se kostot e koncesioneve me Partneritet Publik Privat (PPP) për disa segmente të tjera rrugore, të cilat janë 2-3 herë më të larta.

- Segmenti Milot-Balldren i autostradës Adriatiko-Jonianne është dhënë me koncesion dhe ka një kosto prej 256 milionë euro për 17 km ose 15 mln euro/km.

- Segmenti Milot- Fier është 115 kilometra (53 km të reja dhe 62 km rrugë ekzistuese). Vlera totale e investimit është 1.8 miliardë euro ose rreth 18 milionë euro për kilometër.

Të dyja segmentet e sipërpërmendura, të dhëna me koncesion, janë të paktën 40-50% më shtrenjtë sesa studimet e fisibilitetit për llogari të donatorëve.

Vjedhja lexohet midis rreshtave.

Qytetarët shqiptarë presin të shohin forcën e opozitës për të ndalur vjedhjet qeveritare. Dhe kanë shumë të drejtë, sepse qeveria Rama kur bëhet fjalë për para, nuk pyet  në është xhep i majtë apo i djathtë.

Për të gjitha këto unë do të flas hapur, me fjalët e mia, me mendjen dhe zemrën time, dhe nuk do ju zhgënjej.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco