Përjashtimi i Nokës/ Gjata për SYRI TV: Nga kjo humbet vetëm Basha

Përjashtimi i Nokës/ Gjata për SYRI TV: Nga kjo humbet vetëm Basha

13:36, 12/10/2021
A+ Aa A-

Ish-Sekretari për Çështjet Juridike në PD, Çlirim Gjata, komentoi për SYRI TV, vendimin personal të Lulzim Bashës për përjashtimin e Flamur Nokës.

Sipas tij, nga këto veprime humbet vetëm Basha.

“Nuk e kuptoj se çfarë po ndodh?!

Si po ndodhin këto dhe pse?! Ç’është kjo punë kështu?! Përjashtohet Flamur Noka nga nënkryetar komisioni?! S’kuptoj se çfarë fiton ky Basha me këto përveç çoroditjes?!

Deri ku do shkojë?! Flamur Nokës nuk i bëhet asgjë nga kjo, ndërsa humb vetë Basha. Madje po shkon me keq.

Unë do të thoja se duhet hequr dorë nga këto. Megjithëse është shumë vonë dhe ngjarjet e fundit kanë sjellë pasoja ndoshta të pariparueshme, përsëri ka vend për të ndrequr diçka që mund të ndreqet.

Ndaj do thosha që Basha t’i lërë këto përplasje me vetë PD-në (duket sikur ka marrë inat gjithë botën dhe po zihet me të gjithë) dhe të krijojë një grup negociator brenda PD-së që të mund të gjendet një zgjidhje për të mirën dhe në favor të PD-së e të opozitarizmit.

Pra të bëjë politikë, t’i lërë këto “vendime” anakronike,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alienet12/10/2021 16:20

CLIRIM SI PINJOLL I KOMUNIZMIT TE TAKON TE MBROSH DIKTATORIN SALI , ME KOJTOHET KRIJIMI I SHOQATEVE PER MROJTJEN E ENVERIT DHE JU TE NJEJTEN GJE PO BENI. DIKTATORET NUK LARGOHEN ME DORHECJE, PO ME PERJASHTIM, DHE TE VETMEN GJE QE PO BEN MIRE LUL BASHA NEN NDIKIMIN AMERIKAN ESHTE PASTRIMI NJEHERE E MIRE I PD NGA KOMUNISTAT DHE SIGURIMI I SHTETIT. BYE!

Fatmir Lohja12/10/2021 14:55

Zoti Gjata me statutin e ri Lulken e bete sullta.

Shto koment

Denonco