Lajmi i fundit

ODEON/ Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, Oltsen Gripshi zbulon detajet: 13 shtete për...

‘Guri i themelit të demokratëve në fushatë’/ Gjata: Njerëzit votuan PD se ishte emri i Berishës

‘Guri i themelit të demokratëve në fushatë’/ Gjata: Njerëzit votuan PD se ishte emri i Berishës

23:16, 11/10/2021
A+ Aa A-

Ish-sekretari për çështjet juridike në PD, Çlirim Gjata, ka vlerësuar maksimalisht ‘foltoret’, ku tha ndër të tjera se lëvizja e Berishës do të mbajë bazën e partisë, pasi sipas tij opozita rrezikonte të mbetej pa bazë.

Në emisionin “Opinion”, Gjata tha, se gjatë fushatës ka vërejtur se një grup i madh i votuesve të PD, janë aty pikërisht për shkak të mbështetjes së tyre ndaj Berishës.

Gjata: Rezultati është që e mira më e vogël e mundshme është që të mbajë bazën e opozitës në këmbë, të rimbledhë opozitën sepse pas humbjes së zgjedhjeve dhe kësaj që ndodhi me zotin Berisha rrezikonte që opozita të mbetej pa një bazë. Me çfarë kam parë në 6 javë fushatë mësova një gjë, që nuk e kisha kapur gjatë kësaj kohe: ajo bazë, ata njerëz ishin me PD, votonin dhe punonin  për PD sepse ishte emri i Berishës. Guri i themelit ku ata mbështeteshin psikologjikisht ishte Berisha. Vinin njerëz që thonin kam votuar hapur për Bashën kryetar, sepse është Berisha. Ka një bazë të PD shumë të fuqishme, të vendosur politikiësht që i lidh emri i Berishës. Se pse e qysh ndodh kjo, nuk e di”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco