'Shuplaka' e Kosovës: BE nuk na e ka sugjeruar vetingun shqiptar

'Shuplaka' e Kosovës: BE nuk na e ka sugjeruar vetingun shqiptar

09:20, 08/10/2021
A+ Aa A-

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi se Bashkimi Europian nuk ua këshilloi praktikën shqiptare për realizmin e Reformës në Drejtësi.

Gjatë fjalës së saj në konferencën “Tirana Connectivity Forum” të zhvilluar dje në Tiranë, Haxhiu tha se gjatë takimit me përfaqësues të BEsë, ata i kanë shprehur rezervat e tyre për realizmin e reformës sipas praktikës shqiptare. Sipas ministres së Drejtësisë së Kosovës, BE-ja shprehu rezerva për faktin se, institucionet e drejtësisë mund të mbesin pa personel dhe mund të kishin vakanca dhe institucione që nuk janë funksionale.

Në konferencën ku tre ministra të Drejtësisë shkëmbyen eksperiencat dhe ecurinë e deritanishme të Reformës në Drejtësi, Haxhiu u shpreh se ato nuk do të përsërisin gabimet e njeritjetrit, ashtu si në rastin e Shqipërisë ku largimin i mbi 60 për qind të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët u bënë pjesë të vetingut, u larguan dhe krijuan vakanca në sistem.

“Së pari, Kosovës nuk i është kërkuar ta bëjë vetingun në sistemin e drejtësisë. Kjo reformë po realizohet për shkak të kërkesave të larta nga qytetarët tanë. BE-ja kërkon nga ne të fokusohemi në fuqizimin e mekanizmave disiplinorë që janë brenda sistemit të drejtësisë, por që këto mekanizma nuk kanë funksionuar.

Nuk kemi asnjë rast të vetëm kur një gjyqtar apo prokuror është larguar nga puna si rezultat i veprimeve disiplinore të këshillave apo komisioneve përkatëse brenda institucioneve të drejtësisë. Prandaj, nuk është kërkesë e tyre, por është kërkesë shoqërore. Në fillim të mandatit tim unë jam takuar edhe me përfaqësues të BE-së. Kanë shprehur rezerva për faktin se mund të mbesin institucionet pa personel, pra mund të kemi vakanca dhe institucione që nuk janë funksionale, sikur ka ndodhur edhe rasti i Shqipërisë. Pavarësisht sfidave ne duhet të punojmë në këtë drejtim edhe kur BE-ja e ka parë që ne e kemi seriozisht këtë, po na mbështesin me grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë për ta bërë Reformën në Drejtësi, vetingun.

Qëllimi është ndjekja dhe konfiskimi i pasurisë se pa justifikuar të aktorëve të drejtësisë. Kam takuar drejtuesit e institucioneve shqiptare të dala nga Reforma për të marrë mësime. Aty ku Shqipëria ka arritur ta bëjë më mirë, ne të marrim mësim. Kur të nisim punën për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve do jetë shumë e rëndësishme që të krijojmë një personel që do të zëvendësojë ata që do të largohen, pa shkaktuar vakanca dhe mosfunksionim të institucioneve tona”, tha Haxhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco