‘Luftënxitës si Millosheviçi’/ Berisha sulmon Vuçiç: Mos luaj me shqiptarët duke u mbështetur te Rama

‘Luftënxitës si Millosheviçi’/ Berisha sulmon Vuçiç: Mos luaj me shqiptarët duke u mbështetur te Rama

16:32, 01/10/2021
A+ Aa A-

Në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë në Shkodër në ‘Foltoren’ e radhës me demokratët, të cilët po tenton që t’i bindë që të firmosin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar me qëllim rrëzimin e vendimit të Lulzim Bashës, që e përjashtoi nga grupi i PD-së.

Pak orë përpara takimit në kryeqendrën e veriut, ish-kryeministri komentoi paktin e arritur dje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat, ndërsa i dërgoi një mesazh presidentit Vuçiç.

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Një marrëveshje për tu përshëndetur!

Miq, dje ne Bruksel u arrit marrëveshja për zgjidhjen e problemit te targave ne vendkalimet kufitare dhe territoret përkatëse midis Kosovës dhe Serbisë.

Ne përputhje me marrëveshjen zbatohet nga palët parimi i reciprocitetit. Targat zyrtare mbulohen me një etiket te shtetit përkatës ne pikat e hyrjes ne territoret respektive.

Me këtë rast përshëndes firmosjen e marrëveshjes arritur ne Bruksel dhe ndërmjetësuesit e saj. Unë gjithashtu përshëndes dhe njëherë qëndrimin e drejt te autoriteteve te Kosovës dhe realizimin e reciprocitetit si zgjidhja e vetme dinjitoze e këtij problemi.

Miq, vendimi i drejte i qeverise se Kosovës për rivendosjen ne përputhje te plote me marrëveshjen e Brukselit te disa viteve me pare nxori lakuriq para botes shëmtinë e karakterit prej ultranacionialisti te verbër serb te Aleksandër Vuçiç dhe pasojat e rrezikshme për paqene dhe stabilitetin e rajonit te aleancës destabilizuese dhe luftënxitëse trelaterale te Beogradit me argatët e tij te Tiranes dhe Shkupit.

Ishin pikerisht këta dy faktor qe inkurajuan presidentin e Serbomadhise ish Gebelsin e Millosheviçit njeriun qe nuk njeh gjenocidin serial serb ndaj shqiptarëve dhe gjenocidin serb ndaj boshnjakve ti bej karshillek Natos.

Ky aventurier luftënxitës e Beogradit riktheu hijet luftës, vringëllimin e armëve dhe dislokoj e forcat ushtarake ne kufijtë e Kosovës duke dëshmuar se ai sot është pa aq i rrezikshëm për paqen ne rajon sa ç’ishte padroni i tij Sllobodan Millosheviç ne vitin 1990. Me ketë rast duke dënuar ma ashpërsinë me te madhe qëndrimet konflikuale dhe luftënxitëse te serbomadhit Vuçiç paraljameroj atë te mos luaj me paqen ne rajon mos luaj me shqiptaret duke u mbështetur tek ruset dhe ne marrëveshjet e fshehta dhe te hapta me argatët e tij Zografi Bis-Zaev ne Tirane dhe Shkup, se do te duket lule fati i idhullit te tij Slobodan Millosheviç!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Je Vigan dhe Krenari Kombetare 01/10/2021 17:22

Je ajka e kombit. Je njeriu qe ju theve hundet lapanjoseve te Tiranes, Prishtines dhe Shkupit

Shto koment

Denonco