VIDEO/ Shapo: OBSH reagoi me vonesë ndaj Covid-19! Spitali infektiv nuk publikoi të dhënat në janar-shkurt

VIDEO/ Shapo: OBSH reagoi me vonesë ndaj Covid-19! Spitali infektiv nuk publikoi të dhënat në janar-shkurt

21:50, 28/09/2021
A+ Aa A-

Doktor Laidon Shapo, specialist i Shëndetit Publik ka qënë i ftuari i radhës në ‘A Shoë’ në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta, ku ka folur mbi fillimin e pandemisë Coviv-19 dhe reagimin e OBSH.

Shapo ka theksuar se reagimi i OBSH për pandeminë Covid-19 ka qënë me vonesë, pasi të gjitha indikacionet e zhvillimeve në Huan, të krijonin bindjen se kjo situatë do transferohej diku gjetkë.

Gjitahstu doktori Shapo ka analizuar edhe situatën e vendit tonë, ku sipas tij të dhënat e vendit tonë nuk janë publikuar, duke mos analizuar të dhënat e spitalit infektiv, në të cilin ka pasur pneumoni dhe bronkopneumoni me shumicë.

Krasta: Keni dhënë një shpërblim personal pse OBSH u kap kaq papritur nga Covid-19?

Shapo: Jo domosdoshmërish, pasi unë e njoh organizatën nga afër, e kam vizituar para shumë vitesh, njof strukturën aty. Fakt është që nuk besoj për asnjë moment që nuk pasur aty, specialist që meren me shkencën e viruseve, që nuk kanë ditur më shumë sesa kryetari i organizatës, i cili vendosi në datë 30 janar 2020, të shpallte gjendjen e emergjencës ndërkombëtare. Ishte një zile kambane alarmi pasi situata në Huan të Kinës, mund të zhvendosej diku gjetkë. Ku atë zileje e kthyen në kambanë alarmi dhe në 11 mars 2020 ata thanë që kjo është një pandemi, ndoshta pak me vonesë.

Po të bëjmë një retrospektivë të ngjarjeve dhe të shohim të dhënat e publikuara dhe të papublikuara këtu, nga instituti dhe spitali infektiv, fatkeqësisht ka një problemi pasi instancat nuk kanë komunikuar me njëra tjetrën sepse në rast se të dhënat që mbidheshin nga spitali infektiv kur ka pasur pneumoni dhe bronkopneumoni me shumicë në janar-shkurt, nëse do bëheshin publike dhe të analizoheshin me kujdes, do të shihnim se zilet dhe kambanat e OBSH, do ishin transferuar në vesh të cilët do bënin me shumë kujdes lidhjen mes çfarë po ngjet, a e kemi parë më parë dhe ku jemi. Ajo që OBSH nuk arriti të realizonte ishte transferimi i fuqisë së dikurshme, në vendimet e qeverive të cilët e morën shumë butë pandeminë. Shumë ngjarje kanë ndodhur në Londër gjatë asaj periudhe shkurt-mars, art sport grumbullime me qindra mijëra njerëz, edhe mbyllja e vendit një javë para nga kryeministri Boris Xhonson, do bënte shumë ndryshim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco