Mimi Kodheli i fshihet opozitës, nuk shkon në sallën e Komisionit të Jashtëm

Mimi Kodheli i fshihet opozitës, nuk shkon në sallën e Komisionit të Jashtëm

14:54, 28/09/2021
A+ Aa A-

Opozita ka shkuar sot në sallën e Komisionit të Politikës së Jashtme për të marrë pjesë në mbledhjen e konstituimit, por Kryetarja e Komisionit, Mimi Kodheli, nuk u paraqit. Në shkelje të Rregullores së Kuvendit, ajo zhvilloi mbledhjen online nga zyra e saj, duke iu fshehur opozitës dhe përballjes me të.

Nënkryetari i Komisionit, Tomor Alizotaj mbajti këtë deklaratë:

Është absurde që Komisioni i Jashtëm, në pikën më të rëndësishme të Kombit shqiptar, ku tanket serbe janë në kufi, ku sot është edhe vizita e Ursula von der Leyen, në situatën kritike të politikës së jashtme, Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme mblidhet online, pra, mblidhet nëpërmjet telefonave, mblidhet nëpërmjet selfie-t. Kur e gjithë Shqipëria është e hapur, kur kafet janë plotë, kur koncertet nga bota sllave vijnë dhe këndojnë në Shqipëri, me mijëra njerëz të cilët konsumojnë edhe alkool, Shqipëria sot dhe kombi shqiptar që ka një sfidë të madhe, ku ka lënë Kosovën vetëm, ku diskutohet vetëm Open Balkan, për influencat e Serbisë, kur influencat ruse janë afër Ballkanit, komisioni i Jashtëm është online. Është me telefona.

Ne ishim fizikisht dhe nuk patëm mundësi të komunikomnim me njëri-tjetrin, të komunikonim me kolegët tanë, të kuptonim mbi sfidat e politikës së jashtme, mbi sfidat e këtij vendi, është absurde, është e turpshme që kjo Republikë Parlamentare, s’ka asnjë tipar parlamentar. Ky shtet është kthyer në një teatër kukullash. Është keq për vebdin,ndjehem shumë i shqëtësuar bashkë me kolegët e mi që nuk kemi mundësi të mbrojmë interesat e vendit  tonë, interesat e Shqipërisë, interesat e opozitës. Por fakti që kryeministri, “inkona e modës shqiptare”, ka frikë nga përballja, është e tmerrshme për këtë vend. Ndjehem shumë i trishtuar që ne nuk kemi jetë parlamentare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco