Berisha: Oficerin e Policisë e vranë narko-bandat e narko-qeverisë!

Berisha: Oficerin e Policisë e vranë narko-bandat e narko-qeverisë!

14:29, 28/09/2021
A+ Aa A-

"Nderim për oficerin e policisë Saimir Hoxha. Ai ra në krye të detyrës! E vranë narko-bandat e narko-qeverisë!"

Nga Sali Berisha.

Sot ra në krye të detyrës, në moshën 44-vjeçare, oficeri i Policisë së Komisaritatit të Lezhës, Saimir Hoxha. Saimiri u vra nga narko-bandat e narko-qeverisë.

Me këtë rast shpreh nderimin tim më të thellë për veprën, sakrificën e tij sublime në përmbushje të detyrës dhe ngushëllimet e mia më të ndjera, familjes së Saimirit, miqve dhe të afërmëve të tij.

Oficeri i Policisë, Sajmir Hoxha, po kontrollonte për parcela droge në Ishullin e Lezhës dhe u qëllua për vdekje nga narko-banditë që ruanin këto parcela të mbjella me inkurajimin direkt të Edvin Drogës, i cili për qëllime elektorale u zotua se do të legalizonte mbjelljen e kanabisit si bimë medicinale.

Ai nxiti kështu shumëfishimin e sipërfaqeve të mbjella por dhe të narko-bandave të armatosura të lidhura me narko-qeverinë e narko-shtetit dhe kreun e tij të Meduzës.

Ndaj dhe them me bindje të plotë se vrasësi në prapavijë i Saimirit dhe shumë të tjerëve është vetë narko-shteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco