'Reporterët pa Kufij' i kërkojnë garanci Ramës se s’do të pengohen nga Agjencia e tij për Informim

'Reporterët pa Kufij' i kërkojnë garanci Ramës se s’do të pengohen nga Agjencia e tij për Informim

13:47, 28/09/2021
A+ Aa A-

“Reporterët pa Kufij”i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama t’u japë garanci se Agjencia Për media dhe Informim, agjencia e re që shënoi dhe vendimin e parë të qeverisë së tij Rama3, nuk do t’ui pengojë ata në marrjen e informacionit.

“Teksa kryeministri Edi Rama po fillon një mandat të ri, Reporterët pa Kufij i kërkojnë atij të japë garanci që agjencia e re që centralizon komunikimin e të gjitha ministrive me median nën zyrën e Kryeministrit do të përmirësojë dhe nuk do të pengojë qasjen e gazetarëve në informacion”, kanë njoftuar RSF në Twitter.

Në vendimin e Qeverisë Rama3 që ngjalli mjaft habi kur u shpall, thuhet se kjo agjenci ka si mision të sigurojë transparencën.

VENDIMi i PLOTE PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUKSIONIMIN E AGJENCISË PËR MEDIA DHE INFORMIM

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe fuksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Image Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim (më poshtë “Agjencia”) e njohur për publikun edhe si “Media and Information Agency – MIA”, si person juridik publik, në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë.
2. Agjencia financohet nga buxheti i shtetit, donacione dhe burime të tjera të ligjshme.

3. Agjencia ka si mision të sigurojë transparencën në lidhje me politikat, aktivitetet, projektet, eventet, si dhe qëllimin, objektivat, risitë apo problematikat që zgjidhen nëpërmjet akteve të Këshillit të Ministrave dhe të akteve të tjera të ministrave dhe çdo institucioni të administratës shtetërore.

II. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË AGJENCISË

Agjencia ka këto përgjegjësi:

1. Organizon punën për të informuar dhe komunikuar me publikun dhe median.
2. Organizon punën për të përgatitur qëndrimet dhe sondazhet e qeveritare mbi çështjet me interes publik.

III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I AGJENCISË

1. Agjencia e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në nivel qendror.

2. Agjencia drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili përgjigjet para Kryeministrit dhe përfaqëson agjencinë në marrëdhënie me të tretët.

3. Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë emërohet, lirohet apo shkarkohet nga detyra nga Kryeministri. Drejtori i Përgjithshëm duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

Agjencia, në funksion të realizimit të misionit të saj, kryen këto detyra:

a) Drejton dhe koordinon punën e strukturave/nëpunësve përgjegjës për informimin dhe komunikimin mediatik dhe çështjet publike si dhe koordinon organizimin e aktiviteteve informuese, konferencave për shtyp dhe çdo eventi publik të këtyre institucioneve;
b) Në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse në kabinetin e Kryeministrit, organizon konferencat për shtyp të Kryeministrit, si dhe e përfaqëson atë/Këshillin e Ministrave dhe administratën në varësi të tij në këto konferenca, nëpërmjet zëdhënësit të Këshillit të Ministrave apo personit të caktuar nga Kryeministri me këtë detyrë;
c) Në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse në minsitri, organizon konferencat për shtyp të ministrave, si dhe përfaqëson ata/Këshillin e Ministrave në këto konferenca, nëpërmjet zëdhënësve apo personit/personave të caktuar nga drejtori i Përgjithshëm me këtë detyrë;
ç) Në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse, organizon aktivitete të tjera informuese për publikun dhe mediat mbi politikat, projektet, nismat, debatet mbi çështje publike, aktet e Këshillit të Ministrave apo të institucioneve të administratës shtetërore dhe sondazhe;
d) Përdor të gjitha mjetet e komunikimit masiv/publik, digjital, ose jo, print ose on-line me qëllim realizimin e funksioneve të saj etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco