Portesta e studentave kundër vaksinimi të detyrueshëm/ Tërhiqet MSH: Mësimi on-line ose me test negativ

Portesta e studentave kundër vaksinimi të detyrueshëm/ Tërhiqet MSH: Mësimi on-line ose me test negativ

17:41, 24/09/2021
A+ Aa A-

Protesta e studentëve për vaksinimin e detyrueshëm ka detyruar Ministrinë e Shëndetsisë  të bëjë një hap pas. 

Studentët e pa vaksinuar anti Covid-19 do të kryejn leksionet online ose mund të paraqiten fizikisht por me një test PCR negativ të përjavshëm.

Këtë ndryshim e ka dhënë këtë të premte Ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një komunikate për mediat në  qëndren shëndetsore nr. 4 në Tiranë.

Ndërkohë shtrëngohen masat për  arsimtarët. Ditën e parë të nisjes zyratrë të mësimit  do të kryhen verifikimet  e punonjësve  që kanë kryer  vaksinimin.

Urdhri përmban të gjithë vendimet që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili përcakton që vetë institucionet shkollore, do duhet që të kontrollojnë nëpërmjet mekanizmave që do të ngrihen.

Sipas shifrave që Ministria e shëndetsisë jep 20 % e arsimtarëve nuk kanë kryer asnjë dozë vaksine duke u detyruar të kryejn testë PCR për të vërtetuar se janë negativ kundrejt koronavirusit.

Mbi 80 % e punonjësve në arsim e kanë kryer  dozën e parë të vaksinës anti-Covid dhe  mbi 60 përqind e tyre janë vaksinuar plotësisht, padyshim janë shifra inkurajuese”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco