VIDEO/ Çfarë tha numri 2 i Republikanëve në SHBA për Berishën

VIDEO/ Çfarë tha numri 2 i Republikanëve në SHBA për Berishën

10:04, 22/09/2021
A+ Aa A-

Një ditë më parë, duke folur nga Foltorja e organizuar në Fier, ish-kryeministri Sali Berisha tha se partitë i mbajnë qëndrimet e tyre bazuar mbi aleancat që kanë me partitë e tjera në botë. Duke iu referuar SHBA, Berisha tha se PD është aleate e Republikanëve.

Për këtë arsye, ai solli në vëmendje komentet e bëra nga ambasadori Richard Grenell në një konferencë të Republikanëve amerikanë.

Grenell njihet gjerësisht si numri 2 i Republikanëve dhe thuhet se në vitin 2024 mund të garojë në krah të Donald Trump si zëvendëspresident. Të tjera media thonë se ai mund të bëhet Sekretar Shteti.

Duke folur në këtë konferencë, Grenell tha se sulmet ndaj Sali Berishës janë politike. Ato janë gatuar nga miliarderi George Soros, i cili ka ndikim shumë të fortë në Departamentin aktual të Shtetit.

Berisha tha se për ironi, aleati i Republikanëve në Shqipëri, Lulzim Basha, nuk guxoi as t’i quante politike akuzat që janë bërë ndaj tij.

Ndiqni më poshtë komentet e plota të Grenell:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco