Gjyli: Në grykë-derdhjen e Ishmit bëhet hataja, plazhet tona në gjendje skandaloze

Gjyli: Në grykë-derdhjen e Ishmit bëhet hataja, plazhet tona në gjendje skandaloze

21:15, 21/09/2021
A+ Aa A-

Përfaqësuesja e kompanisë River Clean Up, Laura Gjyli, e ftuar në emisionin “A show” në Syri Tv, deklaroi se në grykë-derdhjen e Ishimit bëhet hataja.

Gjyli thekson se plazhet tona vazhdojnë që të jenë në gjendje skandaloze.

“Te Grykëderdhja e Ishmit ka një hata të vërtetë. Plazhet tona janë në gjendje skandaloze. Në plazhe ka shishe uji 0.5 litra, 1.5 litra dhe detergjentë.

Lumi Ishëm është më i ndoturi në Europë, me kilogramë të tëra plehra. Misioni ynë për të pastruar Ishmin dhe lumenj e plazhe të tëra është i vështirë, por jo i pamundur”, deklaroi Gjyli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco