‘Reciprociteti’/ Vasili: Rama pro Serbisë, si gjithmonë! Barazia nuk dialogohet, por implementohet

‘Reciprociteti’/ Vasili: Rama pro Serbisë, si gjithmonë! Barazia nuk dialogohet, por implementohet

17:42, 21/09/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së Ramës në lidhje me tensionin e krijuar në veri mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së reciprocitetit për targat nga ana e palës kosovare.

‘Reciprociteti, Rama pro Serbisë....si gjithmonë! Ka shumë frikë të thotë: Serbia të zbatojë dhe BE të trysnojë’, shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Reciprociteti, Rama pro Serbise....si gjithmone!

Edi Rama thote: "Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë".

Sepse ka shume frike te thote: Serbia te zbatojë dhe BE te trysnojë.

Edi Rama i kerkon Kosoves te dialogoje kur ajo ka plotesisht te drejte dhe reciprociteti eshte barazi dhe jo vasalitet.

Barazia nuk dialogohet, por implementohet.

Edi Rama ka frike dhe kjo eshte tashme e ditur, qe t'i thote cope Sebise: zbato e prano reciprocitetin sepse ka vdekur enderra e nje Serbie te privilegjuar dhe nje Kosove te nenshtruar.

Ndaj edhe ne kete rast Edi Rama flet e shprehet, sikur ngjarjet lidhen me shtete e realitete ne fund te botes e jo per Kosoven dhe vellezerit tane kosovare perballe nje Serbie agresive e te prapambetur ne politikat e saja arkaike te nacionalizmit te semure dhe krenarise shoviniste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco