VIDEO nga SYRI TV/ Rama me makinë 500 mijë dollarëshe, gazetarja: Ku e more GMC-në

VIDEO nga SYRI TV/ Rama me makinë 500 mijë dollarëshe, gazetarja: Ku e more GMC-në

17:53, 18/09/2021
A+ Aa A-

Teksa u kërkoi ministrave të tij që të heqin dorë nga lukset e pushtetit, vetë shefi I qeverisë, Edi Rama prej dy muajsh po lëviz me një automjet super luksoz. Mjeti tip GMC, kushton përafërsisht 500 mijë dollarë dhe zakonisht përdoret nga trafikantet meksikanë të drogës.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së parë të këtij mandati, iporositi ministrat e tij që të heqin dorë nga pushimet jashtë shtetit, udhëtimet në biznes klas, etj, dhe u kërkoi atyre që të respektojnë kodin etik të përcaktuara prej tij. Por në ndryshim nga çfarë u kërkoi vartësve të tij, kryeministri u shfaq me makinën e tipit ‘GMC Custom Luxury Vehicle’ me të cilën shefi i qeverisë po lëviz gjatë dy muajve të fundit.

Makina e Ramës e cila kushton përafërsisht 500 mijë dollarë, ka dy ndenjëse VIP me mbështetëse këmbësh, sediljet janë italiane, rimeso me dru arre origjinale. Tavani është i ndriçuar dhe është i gjithi me lekurë kastori.

Makina nga brenda duket si avion privat luksi. Kjo makinë shihet shumë në rrugët e Meksikës me të cilat lëvizin njerëzit e kartelit të drogës për komoditet dhe mbrojtje nga atentatet.

Ne lidhje me këtë çështje ka reaguar gazetarja e politikes, Esiona Konomi. Në një postim në rjete sociale, gazetarja Konomi ka ngritur disa pytje ndaj kryeministrit Rama.

Meqë jemi në ditën e qeverisë modeste dhe me etikë të lartë, a mund të përgjigjet kryeministri:

-A është blerë makina që ai po përdor së fundmi me fonde nga buxheti i shtetit?

-Kush është zonja E. Hoxhallari dhe a ia ka dhënë ajo makinën në përdorim kreut të qeverisë?

-Nëse nuk ka lidhje me këtë zonjë, a mund të shpjegojë z. Rama se e kujt është makina e sa kushton ajo?

-Pse ju desh kryeministrit një makinë e re? Çfarë elementësh sigurie ka ky automjet?

Gazetarja Esiona Konomi shkruan se këto pyetje ja ka dërguar zyrtarisht kryeministrit Edi Rama, por ende nuk ka marrë përgjigje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

XxxL 19/09/2021 13:28

Ja kaloka dhe Kimetes së Rrugës së Elbasanit...haha

Skrapari18/09/2021 21:29

Nenen dhe babain ti q... ketij qen mileti

Shqiptari18/09/2021 20:24

Po dhe Ed Rama si kryetar i Ripjerdhjes ne ate grup ben pjese te trafikut nderkombetar te gjitha drograve te forta duke filluar nga Kolumbia, Ekuadori, Meksika e vende te tjera . Prandaj e ka te domosdoshem nje makine te tille GMC te blinduar.

Sokoli18/09/2021 20:21

DZ- në te targa e përktheva si Dora e Zezë. I bie të jetë dhuratë nga trafikantët e drogës për lirinë që u ka dhënë për transportin me aviona e çdo lloj mjeti.

Gladiator.18/09/2021 20:16

Sa te kete Kimeten, banditit te Surrelit nuk i hyn gjembe ne kemb. Ky do te ngelet kryeministri me i dobet,me i keq,me i korruptuari dhe me antishqiptar.

Hasoni18/09/2021 19:55

Ne USA ky model kushton 55 mije $ deri në 80$ Mos u beni qesharakë

Albi18/09/2021 19:04

Diktator

Skendua18/09/2021 18:56

Pyesni Kimeten ajo eshte zedhendsja e shtypit de facto, po te mos ishte ajo edvin shkollpaku do ishte me ndonje cep duke thith me surrelistat

Messi 18/09/2021 18:13

Ne rregull eshte Rama, si kryetrafikant i takon nje GMC!

Shto koment

Denonco