'Paradoksi trashanik i Bashës'

'Paradoksi trashanik i Bashës'

14:31, 18/09/2021
A+ Aa A-

Nga Artan Gjyzel Hasani.

Lulzim Basha, ti je shefi i opozitës, je kryetari i PD, shefi i një partie politike pa pushtet. Ti nuk merr vendime për shtetin shqiptar. Nuk je pjesë e ekzekutivit. Je një zero me xhufkë në vendimmarrjet e shtetit aktual shqiptar.

Në këtë kuptim fjalia jote e perifrazuar “Ne jemi aleatë të qeverisë amerikane dhe bëjmë çfarë na këshillon ajo”, është nje gomarllëk që përpiqeni t’ia shisni elektoratit të djathtë si strategji opozitare.

Partitë politike i bëjnë aleancat me partitë. Shtetet dhe qeveritë, i bëjnë me shtetet dhe qeveritë. Pikë!

Partitë politike nuk kanë aleatë strategjikë qeveritë, sepse qeveritë ndryshojnë dhe alternohen në anët e ndryshme të spektrit politik çdo katër vjet, ndërsa një parti serioze e ka të percaktuar spektrin e pandryshueshëm politik të saj.

Një kryetar partie në opozitë duhet të bëjë aleanca me partitë e huaja të të njejtit spektër politik, me Republikanët amerikanë në rastin konkret. Një aleancë inekzistente në rastin tuaj.

Aleanca jote me administratën aktuale amerikane është në të vërtetë aleancë me të Majtën amerikane dhe me Xhorxh Sorosin.

Është nënshtrim i një partie që hiqet si e djathtë, të paktën formalisht PDSH është parti e djathtë, ndaj një partie të majtë, që qeveris sot Amerikën.

Përse ky servilizëm, frikë dhe kapitullim i një lideri të djathtë që ndodhet prej 8 vjetësh në opozitë dhe ka “çelësat e kashtës” në vendimmarrjet shqiptare, ndaj një urdhëri të jashtëligjshëm të një qeverie amerikane të majtë?

Ka dy përgjigje në këtë rast:

Ose kupola drejtuese e Partisë Demokratike Shqiptare është e majtë dhe duhet pranuar publikisht ky fakt, ose ti je një idiot që vërtet beson që një qeverisje e majtë amerikane do të sjellë në pushtet një parti të djathtë shqiptare!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tarasi19/09/2021 15:23

korabi para se te komentosh te kisha sugjeruar te ndjekesh nje kurs "shkrim dhe lexim te gjuhes shqipe"

Maloku18/09/2021 16:10

Je i madh Tani. Asnje analist ne Shqiperi nuk arsyeton keshtu. Jeni konkret. Emisionet e TV shqiptare duhet te mbyllen per 10 vjet. Artan Hasani ka lindur ne Peshkopi. Prej 18 vitesh jeton ne Canada.

Korabi18/09/2021 16:01

Eshte nje idjot i lindur.Nue eshte as i majt asi i djathe por eshte duke fluturue me prash ne bythe ne ajre.Ai edhte i pa shpres bashk me pedera qe ka per rrethe.Fundi do te jet i shpejt.Perpara per fitoren e demokraci .

Shqiptari18/09/2021 15:00

RESPEKTE PROFESOR!!! POR NE DEMOKRATET E VERTETE JEMI PLOTESISHT TE BINDUR, QE LULZIM BASHA NUK ESHTE NJE IDIOT, AS AQ GOMAR SA TE BEJ GOMARLLEQE TE TILLA. AI PO I BEN KETO "IDIOTESIRA" DHE "GOMARLLEQE", JO SE ESHTE I TILLE, POR SEPSE ESHTE I KAPUR FORT ME DARE PREJ KOQESH NGA DASH, ESHTE I KAPUR PENG NE AFERA DHE PAZARE TE NDYRA ME EDVIN RAMEN DHE ME SOROSIN, DHE NGA KJO MARRJE PENG SHPETIMI I TIJ I VETEM ESHTE TE BEJE SIKUR ESHTE IDIOT, SIKUR ESHTE GOMAR, SIKUR ESHTE I PAPJEKUR POLITIKISHT, POR NE FAKT PER KOKEN E TIJ ESHTE BYTHE E ZGJUAR!!! PER TE SHPETUAR BYTHEN E TIJ, GJASME NE EMER TE NJE PARTNERITETI ME AMERIKANET, POR U DOREZON ATYRE DR. BERISHEN!! NESE DASH E VLERESOKA NON-GRATA DR. BERISHEN, ISH-PRESIDENTIN DHE ISH-KRYEMINISTRIN E SHQIPERISE, SI TE KORRUPTUAR, SI ANTIDEMOKRAT QE PENGOKA DEMOKRACINE, MENDER DREJTESINE E RE DHE RREZIK TE MADH PER SIGURINE E SHBA, ATEHERE PER EDVIN RAMEN DHE NARKO-BANDEN E TIJ, DASH DUHEJ TE NXIRRTE URDHER-ARRESTI DHE VARJE NE LITAR!!! BASHA ESHTE SOROSIAN I MAJTE, KURRE NUK KA QENE I DJATHTE, POR E MAJTA AMERIKANE NE PUSHTET, BASHES I KANE DHENE NJE PARASHUTE TE SHPUAR DHE E KANE HEDHUR NGA AVIONI I TYRE. SHBA KURRE NUK E DUAN, NUK E PELQEJNE, NUK E PREFEROJNE DHE NUK E MBESHTESIN NJE LIDER NGORDHALAQ, TE DOBET, TE SHANTAZHUESHEM DHE TE PAAFTE!!! SHBA JANE GJITHMONE ME TE FORTET!!!

Shto koment

Denonco