Kuvendi miratoi qeverinë/ 'Rama 3' betohet të shtunën në Presidencë

Kuvendi miratoi qeverinë/ 'Rama 3' betohet të shtunën në Presidencë

09:53, 17/09/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tretë e tij, do të betohen ditën e shtunë, më 18 shtator 2021, tek Presidenti Ilir Meta në një ceremoni të posaçme në Presidencë. 

Qeveria “Rama 3” u votua mëngjesin e sotëm, pas një seance që vazhdoi gjithë natën, me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim

Seanca plenare kishte nisur dje në orën 10:00 me prezantimin e përbërjes së Qeverisë dhe programin e saj politik dhe pati dy seanca të tjera në vazhdim për debatin dhe votimin.

Kabineti i ri i qeverisë ‘Rama 3’

Arben Ahmetaj - Zëvendës Kryeministër

Ulsi Manja - Ministër i Drejtësisë.

Delina Ibrahimi – Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

Bledi Çuçi – Ministër i Brendshëm

Belinda Balluku – Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës

Olta Xhaçka – Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme

Mirela Kumbaro – Ministre e Turizmit dhe Mjedisit

Evis Kushi – Ministre e Arsimit dhe Sportit

Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes

Frida Krifca – Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Elva Margariti – Ministre e Kulturës

Milva Ikonomi – Ministre Shteti Për Standardet dhe Shërbimet

Elisa Spiropali – Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

Bora Muzhaqi – Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët

Edona Bilali – Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco