Nesho: Berisha u ngrit në një plan moral, PD duhet të qëndrojë në sovranitetin e saj

Nesho: Berisha u ngrit në një plan moral, PD duhet të qëndrojë në sovranitetin e saj

21:48, 16/09/2021
A+ Aa A-

Në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv u diskutua çështja e rikthimit të Sali Berishës dhe e ardhmja e Partisë Demokratike.

I ftuar në studio është diplomati Agim Nesho, i cili thotë: “Ne me Amerikën, që është partneri ynë strategjik, mendojmë se si mund të lidhemi sa më afër. Por, në të njëjtën kohë, duhet të themi që çështjet e demokracisë u takojnë atyre që marrin pjesë në parti politike.

Sa për Zonjën Kim, ajo do qëndrojë në pozicionet e saj, Amerika është shumë institucionale. Ne si partnerë të fortë të SHBA-së duhet të kemi sovranitetin tonë.

Veprimi i Departamentit të Shtetit Amerikan futet në një fushë direkte dhe pas zgjedhjeve, për masakrën zgjedhore në atë kohë do të dukej si një presion. Për këtë kam kërkuar që duhet të keni parasysh që jeni përpara opinionit publik shqiptar dhe duhet të ushtroni transparencë. Kjo është demokracia që ne mësojmë nga Amerika, transparencë dhe barazlargësi.

Të mos konceptohet që t’i hapet rrugë Zotit Rama për të marrë një mandat të tretë të pamerituar. Në këtë kuptim, me kërkesën që Zoti Berisha të mos jetë anëtar i Partisë Demokratike, duket që ishte e tepërt. Ishte një presion që PD duhet ta mbronte. E gjithë beteja e sotme, Berisha ngrihet në një plan moral. Për të arritur në fitore, PD duhet të qëndrojë që sovranitetin e saj”.    

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco