Gazetari tregon në ‘A Show’ se si nuk ju dha mundësia të bëjë pyetjen e tij në konferencën Rama-Merkel

Gazetari tregon në ‘A Show’ se si nuk ju dha mundësia të bëjë pyetjen e tij në konferencën Rama-Merkel

21:42, 14/09/2021
A+ Aa A-

Gazetari i Klan Kosova, Enis Recica, në lidhje “Skype” në “A Show” në Syri Tv foli për konferencën Rama-Merkel.

Ai tregon se nuk ju dha mundësia të pyesë Kancelaren Merkel në konferencën e sotme me kryeministrin shqiptar.  

“Secili gazetar kur merr pjesë do të bëjë një pyetje dhe nëse nuk e ka mundësinë, zhgënjehesh. Doja të bëja pyetje për Kancelaren Merkel, por nuk m’u dha mundësia.

Interesi ynë ishte për Merkel, ndërsa për Ramën do të kemi mundësi sërish t’i bëjmë pyetje.

Para fillimit të konferencës i kërkuam të bënim pyetje dhe na konfirmuan që do na jepnin fjalën, por aq sa zgjati konferenca, nuk na u dha fjala.

Pyetjen që do të doja të bëja ishte për vizitën e saj në Beograd dhe takimin me Vuçiç. A ka kërkuar Merkel njohjen e Kosovës në vizitën e saj në Beograd”, tha gazetari i “Klan Kosova”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco