‘Basha është si vinovil i skaduar, nuk ngjit’-Iriqi bisedon me deputetin Agron Gjekmarkaj

‘Basha është si vinovil i skaduar, nuk ngjit’-Iriqi bisedon me deputetin Agron Gjekmarkaj

16:09, 14/09/2021
A+ Aa A-

Iriqi: - Ç’thua për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së?

Gjekmarkaj: - Ke ndonjë kamera poshtë gjembave?

Iriqi: - Jo, jo.

Gjekmarkaj: - Epo atëherë mbaje mend. Basha bëri një gomarllëk që nuk do e bëjë kush tash e 100 vitet e ardhshme.

Iriqi: - Pse?

Gjekmarkaj: - Se populli Berishën e votoi si kandidat të PD-së. Listën me emrin e Berishës e firmoi Luli. Tani thotë që u votua i partisë sonë, por nuk është i partisë sonë. Si ajo shprehja te filmi e Ndrek Lucës, po kjo ishte lojë, more!

Iriqi: - Po pse nuk flet kështu para kamerave?

Gjekmarkaj: - Se deputetllëku është llogari, thuhet te një komedi. Unë mbusha 50 vjeç. Puna e vetme që di të bëj është leximi. Kështu do vazhdoj. Do lexoj para kamerave ç’të më shkruajnë dhe rroga fap vjen te portofoli.

Iriqi: - Mendon se do e shtyjë gjatë Basha?

Gjekmarkaj: - Nja dy muaj, më gjatë s’mundet dot. Luli këto vite ngeli thjesht emër. Sali është frymë. Ose në figura letrare po sjell një krahasim: ‘Basha është si vinovil i skaduar, nuk ngjit’. Më qeshet tani me të.

Iriqi: - Pse?

Gjekmarkaj: - Se psh ndonjë ditë do bërtasë, të ngrihemi në protestë, de more de, si lum ti opozitë mezi më ke.

Iriqi: - Dhe?

Gjekmarkaj: - Dhe populli do i thotë: ‘Shko, more pirdhu!’

Iriqi: - Thuhet se ty të ka blerë Rama. Ke qenë dikur fans i tij. Apo jo?

Gjekmarkaj: - Unë jam fans i atij që ka gjë në dorë.

Iriqi: - Po Basha nuk kishte gjë, pse iu ngjite?

Gjekmarkaj: - Kishte, kishte. Listën ai e bëri. Më vendosi atje. Tani...

Iriqi: - Tani?

Gjekmarkaj: - Do i ngjitem nga pas Berishës. Kuptohet që ai do e fitojë lojën. Ndaj nuk kam si rri me Bashën. Me një njeri që stonon kur këndon himnin nuk është patriotike të bashkëpunosh.

Iriqi: - Mos shpreson të kandidosh për kryetar të PD-së?

Gjekmarkaj: - Aq lart jo. Se ndërsa themi e dihet që Basha është vinovil i skaduar, unë thonë e dihet që jam fiks si një verë e thartuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco