Shqipëria, me lidhjen më të dobët ekonomike me Gjermaninë në rajon Foto arkiv: Liderët e Ballkanit Perëndimor pas një takimi me kancelaren Merkel

Shqipëria, me lidhjen më të dobët ekonomike me Gjermaninë në rajon

07:32, 14/09/2021
A+ Aa A-

Ndonëse Gjermania është ekonomia më e madhe dhe më e fortë e Europës, Shqipëria ka më pak lidhje me të në raport me vendet e rajonit, sidomos për tregtinë, por edhe investimet gjermane përgjithësisht mungojnë.

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se Gjermania është partneri i katërt i Shqipërisë për eksportet në vitin 2019, me 4.7% të totalit. Shqipëria ka një varësi të madhe nga Italia, me gati 48% të totalit, që i vuri në vështirësi eksportuesit vendas, sidomos ata të tekstileve e këpucëve, gjatë periudhës së pandemisë. E dyta është Kosova (10%) dhe e treta Spanja, me 8% e lidhur kryesisht me eksportet e naftës bruto.

Në këto nivele, Shqipëria ishte e parafundit në rajon, përveç Malit të Zi për peshën që zë Gjermania në eksportet e rajonit. E para është Maqedonia e Veriut me gati 49%, Bosnjë Hercegonina (15%), Serbia (13%), Kosova (8%) për vitin 2019. Është marrë për referencë 2019-a, për shkak se ishte një vit normal, pa përçarjen që shkaktoi pandemia në zinxhirin e eksporteve (shih grafikun: Pesha e eksporteve drejt Gjermanisë/totalit, 2019).

Produkti më i eksportuar nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë tekstilet e këpucët (53%), ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, ku mbizotërojnë produktet e makinerive e pajisjeve e materialet kimike.

Edhe për importet, Shqipëria është partnerja e fundit e Gjermanisë në rajon, me 7.2% të totalit (shih grafikun: Pesha e importeve nga Gjermania/totalit, 2019).

Tregtia rajonale

Sipas të dhënave nga WITS (sistemi i të dhënave për tregtinë i Bankës Botërore), Maqedonia e Veriut dërgon gati gjysmën e eksporteve drejt Gjermanisë. Materialet kimike dhe makineritë e pajisjet mbizotërojnë në produktet që shiten drejt Gjermanisë si rrjedhojë e zhvillimit të shpejtë të industrisë mbështetëse për automjetet. Partneri i dytë pas saj është Serbia me 8.5%. Për importet, Gjermania është partneri i dytë i Maqedonisë së Veriut, me 13.5% të totalit, pas Mbretërisë së Bashkuar (me 11.5%).

Edhe për Serbinë, Gjermania është partneri i parë tregtar për eksportet, me 13% të totalit, për vitin 2020, sipas të dhënave nga Trading Economics, ku produktet kryesore që shiten drejt ekonomisë më të madhe europiane janë pajisjet elektronike dhe elektrike.. Në vend të dytë është Italia, me 8.4%. Serbia ka një diversifikim më të mirë të eksporteve, duke mos qenë e varur nga një shtet i vetëm. Për importet, sërish mbizotëron Gjermania, me rreth 13% të totalit.

Gjermania është partneri kryesor i eksporteve edhe për Bosnjë- Hercegovinën, me gati 15% të totalit, me produktet kryesore që janë mallra bazë, makineri e pajisje. Pas Serbisë, Bosnja eksporton më shumë në Kroaci (12.2%).

Kosova ka partnerin kryesor tregtar për eksportet Shqipërinë, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, me 17.6% të totalit për vitin 2019. Ndërsa Gjermania renditet e katërta, pas Shqipërisë, Maqedonisë e Indisë, me 8% të totalit. Ndërkohë, Gjermania është e para për importet, me 12.8% të totalit.

Më pak i rëndësishëm është Gjermania për Malin e Zi, nga i cili importon 9.2% të totalit të mallrave ( e treta pas Serbisë dhe Kinës) dhe çon 3.3% të eksporteve. I pari për eksportet e Malit të Zi është Serbia, me rreth 24% të totalit.

Investime minimale nga Gjermania

Ndonëse Gjermania është donatori më i madh në vend, investimet e huaja direkte nga sipërmarrjet gjermane mungojnë. Sipas të dhënave nga banka e Shqipërisë, stoku i investimeve të huaja direkte nga Gjermania pas viteve ’90 është vetëm 183 milionë euro, ose 2% e totalit. (shih grafikun: Shqipëria, Stoku i Investimeve të huaja direkte deri në mars 2021). Sipërmarrjet gjermane janë ankuar shpesh në sondazhet e publikuar anga Dhoma Gjermane për nivelin e lartë të korrupsionin, mungesën e rregullave të lojës, tregtinë e pandershme etj, çka i ka mbajtur ata larg vendit tonë, ndryshe nga shtetet e tjera të rajonit, ku përqendrimi është më i lartë./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari14/09/2021 14:22

NUK DUAM ASNJË INVESTIM EKONOMIK NGA GJERMANIA!!! KEMI BIZNESIN E KANABISIT, KOKAINËS, HEROINËS DHE SHPËLARJEN E PARAVE DUKE BETONIZUAR DHE BUNKERIZUAR SHQIPËRINË!!! NUK KEMI NEVOJË PËR ASNJË NDIHMË DHE INVESTIM AS AMERIKAN, AS EVROPIAN, AS TURK DHE AS GJERMAN, MJAFTON QË TË GJITHË KËTA TË NA NDIHMOJNË QË TË MBAJMË EDVIN KRISTAQ RAMËN DHE NARKO-BANDËN E TIJ KRIMINALE SA MË GJATË NË PUSHTET!!! ME NDIHMËN E TYRE ARRITËM FITOREN MË TË MADHE NË HISTORI. KAMPIONE EVROPE PËR PASTRIMIN E PARAVE TË KRIMIT DHE KORRUPSIONIT!!! FITORE!!! FITOREEE! FITOREEEEEEE! PO JA PRA, EDHE PAS KËTIJ "SUKSESI" TË JASHTËZAKONSHËM, KU SHQIPËRIA ËSHTË SHPALLUR KAMPIONIA E EVROPËS PËR PASTIMIN E PARAVE TË PISTA TË KORRUPSIONIT DHE TË KRIMIT TË ORGANIZUAR, PSE NUK NA I HAP BE NEGOCIATAT?? ZGJEDHJET MË KRIMINALE NË BOTË I BËMË, QEVERINË MË TË KORRUPTUAR NË EVROPË MEZI E KRIJUAM, BESIMIN E SHBA MEZI E FORCUAM, DHE E FITUAM, SHQIPËRINË ME SIRIANË, IRANIANË, BANGLADESHAS DHE AFGANË E MBUSHËM, SHQIPTARËT PO IKIN, PO LARGOHEN DHE PO I DËBOJMË NGA SHQIPËRIA PËRDITË, PSE BE NUK NA HAP NEGOCIATAT??? BORXHI PUBLIK KA SHKUAR 100%, 2.3 MILIARD EURO NË VIT NGA BUXHETI I SHTETIT VIDHEN NGA VETË NARKOBANDA E RILINDJES, MERKEL NA DO SHUMË, POR INVESTIMET GJERMANE I KA HEDHUR NË SERBI, EDHE ERDOGANI NA KA XHAN, POR MILIARDAT E INVESTIMEVE I HEDH NË SERBI, PËR SHBA TË VRASIM NË VEND POR SHBA NUK HEDHUR ASNJË CENT INVESTIMI NË SHQIPËRI, PËRVEÇ PLEHRAVE TË BOTËS, AMBASADORESHËN KIM E KEMI SI ÇUPËN TONË DHE SPIROPALI DO TË PROPOZOJË QË TI JEPET ÇMIMI "MAMICA" DHE TI VENDOSET EMRI SHQIPTARO-TURK "KIMETE"!! QË NGA VITI 2015 VETËM RAPORTET MË TË ZEZA KANË DALË PËRSHIPËRINË E RILINDUR NGA NARKO-BANDA KRIMINALE "RILINDJA", POR E VETMJA FITORE E MADHE DHE MË SPEKTAKOLARE E SHQIPËRISË DHE E POPULLIT SHQIPTAR QË NGA VITI 2013 ËSHTË SHPALLJA NON-GRATA E DR. PROF, SALI BERISHËS DHE FITORJA 5:0 NDAJ SAN MARINOS!!! RROFTË GJYSHI SOROS QË E DHJEU ME MUT DHE E SHKATËRROI SHQIPËRINË DUKE E BËRË SI LIBIA, SI IRAKU DHE SI AFGANISTANI!!!

Shto koment

Denonco