Bashkia e Pukës bën të detyrueshme vaksinën për administratën

Bashkia e Pukës bën të detyrueshme vaksinën për administratën

10:39, 13/09/2021
A+ Aa A-

Puka bëhet bashkia e parë në vend që bën të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për punonjësit e administratës.

Kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj ka nxjerrë një vendim për administratën shtetërore.

Gjonaj,  kërkon që punonjësit e administratës të sjellin kartelën e vaksinimit kundër COVID-19, ose në të kundër duhet të paraqesë rezultatet e tamponit çdo javë.

Gjonaj ka marrë vendim gjithashtu për rikthimin e dezinfektimeve masive në qytet dhe institucione, për shkak të rritjes së numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit.

“Kush nuk vaksinohet çdo javë, të sjellë rezultatet e tamponit. Është koha të respektojmë jetën”, ka deklaruar Gjonaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi16/09/2021 19:36

intelektual tjetri edhe Kryebashkiak edhe virolog e mire mire

Shto koment

Denonco