VIDEO/ Ku janë 60 mijë fëmijë shqiptarë? Meta: Të ngrihet komision hetimor

VIDEO/ Ku janë 60 mijë fëmijë shqiptarë? Meta: Të ngrihet komision hetimor

13:28, 03/09/2021
A+ Aa A-

Kreu i shtetit, Ilir Meta reagoi pas një raporti që thekson se mbi 60 mijë fëmijë janë larguar nga Shqipëria. Presidenti kërkon hetim parlamentar.

REAGIMI I METES

Sipas të dhënave të bëra publike nga EUROSTAT, mbi 60.000 fëmijë janë larguar nga Shqipëria dhe kanë kërkuar azil për herë të parë në një vend të BE-së gjatë 10 viteve të fundit (2011-2020).

Mbi 82 përqind e tyre janë nën moshën 14 vjeç.

Thellësisht i shqetësuar për këtë largim masiv të fëmijëve nga Shqipëria, veçanërisht për faktin se destinacioni i tyre final është i paqartë, e mbështes kërkesën e CRCA/ECPAT dhe inkurajoj ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, me hapjen e Kuvendit të ri, për të hetuar gjendjen dhe vendodhjen e tyre, analizuar arsyet dhe përgjegjësit, si dhe rekomanduar masat efikase me qëllim ndërtimin e një strategjie konkrete shtetërore për ndalimin e këtij fenomeni të rrezikshëm.

Të bëjmë gjithçka për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, duke rikthyer besimin dhe garantuar mundësi dhe hapësira të reja, për t'u ndjerë plotësisht të realizuar, për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt europiane në Atdhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari03/09/2021 13:47

SI NUK TË VJEN TURP!!! SI NUK PAK MËSHIRË, SEPSE CIPË E DIMË QË NUK KE!!! FËMIJËT SHQIPTARË NUK PATËN FATIN QË T'I KENË PRINDËRIT HAJDUTË, MASKARENJ, MATRAPAZË, DALLAVERAXHINJ, GRABITQARË, MASHTRUES DHE KRIMINELË SIÇ E PATË FËMIJËT E TU, FËMIJËT BERISHËS, RAMËS, BASHËS, RUÇIT, ÇUÇIT, BALLUKËVE, AHMETAJVE, BALLËVE, PALLËVE SI DAMJANËT DHE BEQET!!! JU MORE PLEHRA UA VODHËT TË ARDHMEN FËMIJËVE SHQIPTARË!! JU MORE KRIMINELË UA MORËT ATYRE JETËN!!! KUJT PO JA BËN KËTË PYETJE O KRIMINEL?? A I KE PYETUR FËMIJËT E TU NËSE U MUNGON NDONJË GJË?? A KANË FJETUR FËMIJËT E TU NDONJËHERË PA NGRËNË?? MALLKUAR QOFSHI DHE JU ZËNË MALLKIMI DHE HAKAT E ATYRE FËMIJËVE!!!

Shto koment

Denonco