Qindra miliona euro të humbura në arbitrazhe, ku është SPAK?

Qindra miliona euro të humbura në arbitrazhe, ku është SPAK?

08:46, 24/07/2021
A+ Aa A-

Francesco Bechetti do marrë 109 milionë euro nga taksat tona dhe tashmë duket se kjo është një çështje e mbyllur. Ky dëm siç është bërë i ditur tashmë, ka ardhur për një kapriçio të kryeministrit, i cili nuk ishte dakort me vijën editoriale të televizionit që biznesmeni kishte ngritur. Por nuk mbyllet me kaq. Në radhe janë dhe disa kompani të tjera që pritet të përfitojnë shuma marramandëse në gjykatën e arbitrazhit, ku shteti humbet gjithmonë dhe biznesi fiton dhe askush nuk merr përgjegjësi. SPAK ende nuk ka nisur një hetim për pasojat me shifra marramendëse që do të rëndojnë ndër breza tek shqiptarët

Gjyqet e Arbitrazhit dhe shumat e mëdha që ka humbur Shqipëria në to, mund të jenë merren si rast institucionet financiare. Ato janë shembulli se si qytetarët e një vendi, të varfër të drobitur dhe të raskapitur deri në ashtë nga fenomenet e korrupsionit dhe krimit, paguajnë për tekat dhe inatet e një kryeministri pa një strategji të qartë qeverisëse. Fitues i tre zgjedhjeve rresht, me ndihmën e parave të pista, abuzimit me taksat, mashtrimit të elektoratit.

*

“S’ta them sot si, s’ta them dot, por dëgjoni dhe mbani mend fjalën time. Shteti shqiptar do t’i paguajë zero lekë atij dhe ai do t’i japë para shtetit shqiptar. Është strategji, strategji. Dhe nuk është strategjia ime, është strategjia e atyre që merren me atë punë”. Kjo deklaratë ka dalë nga goja e kryeministrit Shqiptar më datë 29 prill të këtij viti, që ka të bëjë me 109 milionë euro që shteti shqiptar duhet ti paguajë pronarit të Agon Channel Francesco Bechetti. Zgjedhjet kishin vetëm katër ditë që kishin përfunduar dhe një referen i ngjashëm ishte përsëritur dhe para tyre. Vinin në një kohë që Gjykata e Arbitrazhit kishte dhënë një vendim detyrues në dëm të palës shqiptare. Kjo e fundit në gjyq ska paraqitur asnjë provë, megjithëse në vitin 2015 prokuroria shqiptare ngriti një mal me akuza ndaj biznesmenit italian, që siç u provua më vonë nuk qëndrojnë.
*
Deklaratat e Ramës ngjajnë me ato të një njeriu që nuk ndan dot realitetin nga fantazia. Që të këmbëngulësh se nuk do i paguash asgjë Bechettit mund ti falet ta zëmë një militanti të verbër që pasi ka këputur rrashtën në punë shkon voton Rilindjen. Por smund ti falet asesi një kryeministri që pretendohet se ka minimumin e njohurive si qëndrojnë punët me vendimet e arbitrazhit. Francesko Bechetti pak ditë më parë ka shpalosur një banderolë në mes të Romës ku deklaron se fitoi ai. Madje ka hapur dhë një site në italisht me të cilin prezantohet “Emri im është Francesco Bechetti. Kam luftuar kundër persekucionit politik të një qeverie. Fitova”.

Në fakt Bechetti fitoi, bashkë me të fitoi dhe Edi Rama simpatinë e miqve të tij kundërshtarë të biznesmenit. Fituan dhe ish burri I avokates sw shtetit disa klientw mw shumw. Fituan të gjithë, përveç shqiptarëve që duhet të paguajnë për shpërthimet emocionale të kryeministrit. Dhe nuk është vetëm Bechetti që do zhvasë paratë e shqiptarëve. Janë të paktën dhe pesë kompani të tjera, me ccështje të ngjashme që po presin arbitrazhin. Janë dhe gati 350 milionë euro të tjera që rrezikojnë të dalin nga xhepat e shqiptarëve. Një barrë shumë e rëndë që do duhet ta paguajnë jo vetëm ata që sot punojnë tërë ditën e lume, por dhe mbesat apo nipërit e tyre. Dhe kur vjen puna tek arbitrazhi Shqipëria ka treguar se nuk di të fitojë dhe ska se si. Lidhjet nepotike të ish avokates së shtetit Alma Hiçka, ku gruaja mbronte shtetin dhe burri palën kundërshtare ishin një pasqyrë e qartë se çfarë ndodh në këto raste. Një çorganizim i organizuar me qëllime të pastra korruptive dhe abuziviste në kurriz të atyre që paguajnë.

**
Çështja e arbitrazheve duhet hetuar, pasi sështë gjë tjetër vetëm se një kacafytje mes biznesit dhe shtetit për afera okulte. Ajo që të bën përshtypje në këtë histori është fakti se gjithmonë fiton biznesi dhe këtu ka diccka që nuk shkon. Më herët nga zgjidhja e kontratës me “Actor” kompania që fitoi tenderin për Rrugën e Elbasanit shteti ka humbur rreth 45 milionë euro. E njëjta gjë dhe nga zgjidhja e kontratës me “ Bankers Petrolium”. Miliona e miliona që kompanitë i marrin pasi fitojnë gjyqet, dhe faji mbetet jetim. Eshtë detyrë e SPAK të hetojë praktikën e ndjekur nga fillimi deri në fund, dhe sjelljen e qeverisë me bizneset që kanë çuar në këtë gjendje ku Bechetti dhe të tjerë marrin qindra milionë euro të taksave dhe askush smban përgjegjësi.

Shqipëria rrezikon të humbasë 453 milionë euro në arbitrazh

Një shkrim i revistës Monitor që mban datën 2 shkurt të këtij viti bën një përmbledhje të qartë të asaj çka ndodh me kompanitë në arbitrazh. “Janë gjashtë kompani që rrezikojnë ti shkaktojnë buxhetit të shtetit një humbje prej 453 milionë euro. Arbitrazhet kanë filluar të mbijnë si kërpudhat pas shiut për shtetin shqiptar, në gjykatat ndërkombëtare. Më shumë sesa si luftë me biznesin apo akuzave për kthim në një skemë biznesi të kësaj praktike, shqetësues është fakti që dëmi potencial, i cili u kanoset xhepave të taksapaguesve, po rritet dita-ditës. Dy nga gjashtë çështjet i takojnë vitit 2020. Në total, dëmshpërblimi potencial llogaritet rreth 450 milionë euro. Por pse konsiderohet potencial? Për disa prej çështjeve, shqyrtimi është ende në fazat e hershme dhe nga ana e gjykatave nuk është dhënë një vendim në favor të njërës apo tjetrës palë.

Për t’ju përgjigjur ritmit të ankesave, shteti shqiptar ka angazhuar Avokaturën e Shtetit në kërkim të studiove të huaja ligjore, të cilat do ta përfaqësojnë në këto përballje që ende nuk kanë nisur. Vetëm në harkun e një muaji, Avokatura kërkoi tre studio ligjore të huaja, të cilat do ta asistojnë në përballjet e saj. Po si qëndron sot bilanci në raport me çështjet në Arbitrazh. Ministria e Financave tha zyrtarisht se vendimet e arbitrazheve, nëse nuk kanë marrë formë të prerë, konsiderohen si detyrime kontingjente për buxhetin. Financat pohojnë se kanë dy detyrime të tilla, “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë” (Beçhetti) për 108 milionë euro (për të cilin Avokatura e Shteti ka kërkuan anulimin) dhe Detyrimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural prej 550,000 eurosh, për çështjen e Arbitrazhit “Valeria Italia S.R.L” shkruan revista e fokusuar nw ccwshtjet ekonomike . Më poshtë jepen dhe rastet ku Shqipëria ka humbur ose është në rpoçes arbitrazhi me kompanitë.

Bechetti kërkon të mbledhë 108 mln euro

Përballja e Shqipërisë me investitorin italian, Francesco Beçhetti, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, përfundoi me një vendim në favor të tij, duke i akorduar një kompensim prej 108 milionë eurosh. Vendimi është i formës së prerë dhe sipas mediave ndërkombëtare muajve të fundit, investitori ka synuar mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ndërkohë që qeveria thekson se beteja ende nuk ka mbaruar. Referuar faqes së arbitrazhit ndërkombëtar ku është regjistruar kjo çështje, Shqipëria ka kërkuar anulim të tij. Pala shqiptare rezulton të ketë ndryshuar edhe studion ligjore që po i ofron asistencën në këtë fazë, duke kaluar nga një grup avokatësh me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tek “Foley Hoag”, Boston, Massachuset dhe Ëashington, D.C., Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zhvillimi më i fundit, i lidhur me procesin e kërkesës së anulimit rezulton në datë 25-26 janar 2021, ku komiteti ‘ad-hoc’ ka mbajtur një dëgjimore për anulimin, nëpërmjet video-konferencës

Përballja me “Aktor” dhe “Copri” mbyllet me humbje 45 milionë USD

Një tjetër dënim që duket se ka marrë formë të prerë është ai i shtetit shqiptar përballë bashkimit të kompanive “Copri” dhe “Aktor”, të cilat ishin të angazhuara në ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Gjykata ndërkombëtare dha vendim, në fund të vitit të shkuar, duke dënuar autoritetet shqiptare dhe duke parashikuar kompensim 45 milionë dollarë për palën paditëse.
“Në bazë të fakteve dhe të dhënave ligjore të paraqitura më sipër, Gjykata vendos, në përputhje me rregullat ligjore, vendimin final të mëposhtëm:
1) Gjykata vlerëson se ka juridiksion për të dëgjuar dhe për të vendosur mbi kërkesën e Paditësve për lehtësim deklarativ dhe për të dëgjuar dhe për të përcaktuar kërkesën e Paditësve për lehtësim monetar, për aq sa i kërkon Gjykatës të urdhërojë Palën e Paditur që të bëjë pagesa te Paditësi i Parë;
(2) Gjykata deklaron se Vendimi për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve me Mirëkuptim (‘ADRB’), i datës 9 Tetor 2017, në lidhje me Segmentin 1 dhe Vendimi i Bordit për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve me Mirëkuptim (‘ADRB’) i 7 Shtatorit 2017 në lidhje me Segmentin 3 janë përfundimtare dhe të detyrueshëm për të Paditurin;
(3) Gjykata urdhëron që Pala e Paditur t’i paguajë menjëherë Paditësit të Parë:
(a) një shumë prej 25,220,016,37 USD siç përcaktohet në Vendimin e Segmentit 1, të 9 Tetorit 2017, që u rrit me 5,044,003,27 USD prej 20% TVSH, pra një shumë totale prej 30,264,019.64 USD; dhe
(b) një shumë prej 11,665,552.31 USD, siç përcaktohet në Vendimin e Segmentit 3, të 7 Shtatorit 2017, që u rrit me 2,333,110.46 USD prej 20% TVSH, pra një shumë totale prej 13,998,662.77 USD.
(4) Pala e Paditur do të bartë shpenzimet e arbitrazhit të fiksuara nga Gjykata në shumën 593,000 USD dhe i Padituri, për këtë arsye, do t’i paguajë Paditësit të Parë 261,556.75 EUR si rimbursim për pjesën e Paradhënies së Paditësve ndaj tarifave administrative të Gjykatës IÇ dhe tarifave dhe shpenzimeve të Gjykatës;
(5) i padituri do t’i paguajë Paditësit të Parë 161,524,38 EUR si rimbursim i kostove ligjore dhe shpenzimeve të tjera që i janë shkaktuar Paditësit në këtë arbitrazh; dhe
(6) Të gjitha kërkesat dhe pretendimet e tjera dhe të mëtejshme refuzohen” thuhet në vendim.
Ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan, që nisi në kohën e qeverisjes Berisha, u shoqërua për më shumë se një dekadë me problematika. Gjatë zbatimit të projektit ndodhën një sërë rrëshqitjesh në Ibë dhe Mamël. Ndodhitë rritën kostot e autostradës që fillimisht u prokurua me një vlerë 312 milionë USD, por sipas qeverisë Rama, e cila ndoqi edhe punimet përfundimtare, kostoja shkoi deri në 450 milionë USD. Gjatë zbatimit të projektit, përplasjet mes qeverisë dhe “Aktor” nuk ishin të pakta. Ndërhyrja e fundit në fshatin Mamël u bë nga një kompani tjetër, ndërkohë që kompanisë nuk iu bënë disa pagesa. Situata e tensionuar bëri që në vitin 2018, kompania “Aktor” të dërgonte çështjen në arbitrazhin ndërkombëtar duke pretenduar 44 milionë USD dhe po kaq të fitojnë sipas vendimit të fundit.

“Dondi & Kubota” kundër Shqipërisë, humbja llogaritet 90 milionë euro

Në datë 29 dhjetor 2020, Avokatura e Shtetit njoftoi se po kërkonte një studio ligjore të huaj. Kjo lidhej me përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, MIE, në çështjen e arbitrazhit të nisur përpara forumit të IÇ. Por cila ishte çështja që shqetësonte këtë herë Avokaturën. Bëhet fjalë për përballjen me bashkimin e kompanive “Dondi & Kubota”. Kompania ishte zbatuese e projektit të vendosur në zonën e Kasharit dhe po zbatohej nga kontraktori italo-japonez “Dondi Kubota” falë një kredie të butë të dhënë nga qeveria e Japonisë, rreth 79 milionë USD. Projekti parashikonte pajisjen me një impiant të përpunimit dhe pastrimit të ujërave të zeza të Tiranës që do t’i shërbente 350 mijë banorëve të kryeqytetit dhe komunave përreth. Punimet filluan në vitin 2014 por duket se përplasjet mes kompanive zbatuese dhe autoritetit kontraktor, në këtë rast Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, nuk kanë munguar, gjë që ndërprerë kontratën. Këtë përplasje dhe rrezikun e arbitrazhit e sjell në vëmendje edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili në një auditim të tetor 2019-s i kërkonte qeverisë shqiptare që të gjente gjuhën e mirëkuptimit me kompaninë.

“Pas përfundimit të procedurave të prokurimit të finalizuar në vitin 2013, në datën 30.01.2014, është nënshkruar kontrata për zbatimin e punimeve ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës – Kanalizime (DPUK), sot AKUKM dhe shoqërisë së përbashkët BO Dondi, Itali & Kubota, Japoni. Kontrata e sipërmarrjes ka vlerë rreth 81,000,000 euro dhe është nënshkruar në datën 30.01. 2014. Punimet kanë filluar në datën 16.06.2014, me afat 30 muaj. Më pas, afati i punimeve është shtyrë deri në 30.10.2018. Projektues dhe Supervizor është bashkimi i shoqërisë TEC, Japoni & Europartners, Shqipëri. Zbatimi i kësaj kontrate (projekti) është i organizuar duke u ndarë në dy seksione: ndërtimi i Impiantit të përpunimit të Ujërave të Zeza dhe ndërtimi i linjës qendrore të Kanalizimeve me teknologjinë e Mikrotunelit.

Kjo kontratë është ndërprerë në datën 04.07.2018 dhe deri në këtë datë, punimet ishin kryer rreth 70% ose në vlerën 56 milionë euro” – nënvizon KLSH. Ky i fundit analizon se kompania që është ankimuar në Arbitrazh, me shumë gjasa mund të fitojë dhe në këto kushte, humbja e shtetit shqiptar do të llogaritej në 90 milionë euro, nga ku 20 milionë ishin pretendim në gjykatë. KLSH konstatonte se kompanisë i janë vonuar pagesat për një periudhë 3-vjeçare, ndërkohë që i janë vonuar edhe lejet e nevojshme për punime. “Për prishjen e kësaj kontrate, Kontraktori ka hapur çështje në gjykatën pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, Londër, dhe për çfarë u trajtua më lart ka shumë gjasa që këtë çështje ta fitojë dhe në rast se e fiton, buxheti i shtetit do të paguajë një shumë tepër të madhe që mund të shkojë mbi 90 milionë euro, e analizuar si më poshtë:
-Nga humbja e punimeve të kryera dhe pagesave ndaj Kontraktorit rreth 55,000,000 euro;
-Nga humbja e pagesave të konsulentit (supervizorit), i cili në zbatim të standardit të kontratave FIDC, vazhdon ende të paguhet dhe do të vazhdojë të paguhet deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.
Deri tani, kosto e këtij konsulenti të paktën ka arritur mbi 10,000,000 euro.
Nga humbja e arbitrazhit, duke qenë se ndërprerja e kontratës në kushtet kur Autoriteti Kontraktor nuk i ka vënë në dispozicion sheshet dhe nuk e ka paguar sipas kontratës nuk është favorizuese (pra një dëm potencial)rreth 20,000,000 Euro (kërkesa fillestare e Kontraktorit në arbitrazh)” thuhet në dokument.

Parku i Akërnisë në letër, Arka Energy B.V. kërkon 110 milionë euro

Në 18 dhjetor të vitit të shkuar, pranë Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) u regjistrua një tjetër çështje kundër Shqipërisë. Këtë herë, pretendimi vinte nga një kompani në sektorin energjetik, e cila nuk ishte dakord me tërheqjen e qeverisë shqiptare nga një kontratë për një park fotovoltaik. Bëhet fjalë për çështjen “Arka Energy B.V”, kundër Shqipërisë. Deri më sot, nuk është dhënë asnjë shifër zyrtare mbi pretendimin që ka kjo kompani, por burimet konfirmuan për “Monitor” që dëmshpërblimi i kërkuar ishte 110 milionë euro. Përfaqësues të kompanisë në Shqipëri, në atë kohë, refuzuan të komentonin ndërkohë që sipas të dhënave të fundit nga faqja e ICSID, çështja është me statusin në pritje. Zhvillimi i fundit i takon datës 18 dhjetor 2020, kur Sekretaria e Përgjithshme regjistroi kërkesën për procedimet në institucionin e arbitrazhit. Historia me Parkun e Akërnisë që çoi në këtë përplasje është e hershme. Më 10 nëntor 2018, qeveria shqiptare shpalli fituesin që do të ndërtonte parkun e parë fotovoltaik në vend, atë të Akërnisë, dhe bëhej fjalë për konsorciumin “India Poëer Corporation LTd”. Dy vite më pas, kontrata me këtë konsorcium nuk u nënshkrua asnjëherë.

Parku fotovoltaik i Akërnisë parashikohej që të ndërtohej me vlerë 70 milionë euro nga “India Poëer”. Në atë kohë, oferta e shpallur fituese, siguronte një çmim energjie për 50 MË, me vlerë 59.9 euro/MË për 15 vjet dhe kapacitet shtesë prej 50 MË (100 MË në total) pa mbështetje për blerje energjie. Afati i zbatimit të investimit vlerësohej 18 muaj. Në atë kohë, ankandi do të përgëzohej si nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, ashtu edhe nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Më vonë, qeveria do të shpallte një tjetër garë për një park fotovoltaik në Karavasta. Edhe pse procedurat e garës u vonuan, për shkak të situatës së pandemisë, në maj të vitit 2020 u shpall kompania fituese për këtë projekt, francezja “Voltalia”.

Çmimi i dhënë nga kjo e fundit ishte 24.89 euro, shumë më poshtë sesa tavani 55 euro i vendosur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në një nga daljet publike, duke komentuar edhe çmimin e arritur në ankandin e dytë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të linte të kuptonte se projekti për Akërninë nuk do të kishte kontratë, pasi çmimi i dhënë nga “India Poëer” ishte i lartë. Në një tjetër dalje në fund të vitit 2020, ministrja Belinda Balluku tha se kompania nuk kishte arritur të provonte ato që kishte deklaruar gjatë fazës së garës e për rrjedhojë, e cilësoi atë një kompani fantazmë, me të cilën nuk do të kishte kontratë dhe shprehu bindjen se në Arbitrazh, fitues do të ishte shteti shqiptar.

Përplasja me “Durrës Kurum Shipping” mund të kushtojë 100 milionë euro

Në 23 shtator 2020, pranë ICSID, u regjistrua një tjetër çështje kundër Shqipërisë. “Kompania Durrës Kurum Shipping” dhe të tjerë paditën shtetin duke kërkuar 100 milionë euro kompensim për prishje të njëanshme të kontratës. Nga momenti i regjistrimit të kësaj çështje, sipas faqes zyrtare të qendrës, zhvillimi më i fundit i takon datës 27 janar 2020, kur Philippe Sands tërhoqi “pranimin” e tij të bërë më herët për të qenë arbitër i ngarkuar në këtë çështje. Por si lindi përplasja mes palëve. “Durrës Kurum Shipping” ishte mbajtës i një kontrate koncesionare në Portin e Durrësit së bashku me një tjetër kompani, “Global Liman Isletmeleri”.

Kontrata që kishte në objekt menaxhimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin teknik të terminalit të kontejnerëve në Portin e Durrësit u dha në vitin 2011 me afat 35-vjeçar dhe parashikonte një vlerë investimi 32.5 milionë dollarë. Por në vitin 2017, Ministria e Transporteve e asaj kohe çoi çështjen në gjykatë, duke kërkuar prishje të kontratës nën argumentin e mospërmbushjes nga ana e koncesionarit të detyrimeve që lindin nga kjo kontratë koncesionare, si dhe përcaktimin e shumës së dëmshpërblimit përkatës. Kompania, sipas ministrisë në atë kohë, kishte probleme të shumta, si vonesa në përdorimin e vinçit të portit, mosrespektimin e përmasave të tij, bllokimin shumë herë të punës apo dhe përplasje me operatorët e tjerë në terminal. Gjykata prishi me vendim të formës së prerë koncesionin, por vetëm në vitin 2020, përmes përmbarimit u arrit të ekzekutohej. Vitin e kaluar, duket se palët kanë pasur përplasje, e kështu “Durrës Kurum Shipping” t’i drejtohej arbitrazhit

Open Data: Pagesa për Bechettin e parashikuar në vitin 2019-të

Në një intervistë televizive, ministrja e Financave Anila Denaj tha se detyrimet ndaj Beçhettit do të shlyhen kur vendimi të jetë i formës së prerë. Open Data Albania shkon më tej kur thotë se pagesa për Francesco Bechettin është parashikuar që në vitin 2019 duke paraqitur dhe dokumentet përkatës për këtë qëllim. Me pak fjalë, qeveria përgjatë dy viteve por edhe gjatë fushatës elektorale ka gënjyer kur thoshte se Bechetti nuk do marrë asnjë lek nga buxheti shqiptar i shtetit “Në Raportet Zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Shtetit Shqiptar detyrimi për çështjen Beçheti është njohur që në 2019. Çdo vit vonesë në shlyerje për këtë detyrim rritet me KAMATE që është normë LIBOR plus 3% interes të përbërë, kamatë që e rrit detyrimin çdo vit me disa milion Euro shtesë. Shkak i mosmarr?veshjeve mes pal?ve është pengesa për realizimit e investimeve n? hidrocentralin e Kalivaçit, Televizionin AgonSet dhe impjantin e trajtimit t? mbetjeve nga kompanit? Hydro s.r.l dhe Costruzioni s.r.l. Palë përveç Francesco Beçheti në pretendim janë edhe aksionerët e tjerë Mauro De Renzis, Stefania Grigolon dhe Liljana Condomitti” shprehet drejtoresha e Open Data Aranita Brahaj në një status të sajin në rrjetet sociale të cilin e shoqëron dhe me dokumentet përkatëse./MAPO

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shaba24/07/2021 14:40

KU ESHTE SPAK???!!!!! PO KU KA SPAK? SPAK ESHTE ZENE KAPS QE NE DITEN E PARE QE U KRIJUA. ATA TE SPAK THJESHT MARRIN RROGAT NGA TAKSAT TONA DHE TEK-TUK KAPIN NDONJE CIRONKE SARDELE SA PER TE THENE QE JEMI AKOMA GJALLE!!! U DHJEFSHA MU NE SPAK!!! AS MOS SHPRESONI TEK SPAK PER SA KOHE RAMA ESHTE NE PUSHTET! QEVERIA ESHTE SHKEMB GRANITI NE BRIGJET E ADRIATIKUT DHE TE JONIT PERBALL SPAK, LIGJIT DHE KUSHTETUTES SE VENDIT!! ASNJE CIRONKE NUK ESHTE MBI LIGJIN! VETEM NARKO-SATRAPI I SURRELIT, BANDITET E TIJ TE RILINDJES, LALI ERJON PLEHU DHE KRIMINELET QE SPONZORIZOJNE BLERJEN DHE GRABITJEN E VOTAVE JANE MBI LIGJIN, NUK PJERDHIN FARE AS PER LIGJ E AS PER SPAK! POR ESHTE SPAK I ZENE KAPS QE PREJ TYRE PO DHJET GJAK!!! 446 MILIONE EURO DEM KOLOSAL FINANCIAR PER BUXHETIN E SHTETIT DHE TAKSAPAGUESIT SHQIPTAR I SHKAKTUAR NGA SATRAPI I SURRELIT DHE ZNJ. KIMETE, PA PIKEN E TURPIT QESH, NGERDHESHET DHE BUZEQESH EKRANEVE DHE I BEN THIRRJE POLICISE SE SHTETIT QE TE LUFTOJNE ME GUXIM DHE ME TRIMERI KUNDER KRIMIT ORDINER TE RRUGES!!! NDERSA KRYEKRIMINELIN E KA ATY PERPARA SURRATIT DHE SYBAJAMEVE DITE E NATE DHE VAZHDON AKOMA PATURPESISHT E QUAN ALEAT!!!! CFARE DO T'I NDODHTE PRESIDENTIT BIDEN NE SHBA NESE DO T'I SHKAKTONTE PER TEKAT DHE HUNDEN E TIJ NJE DEM TE TILLE EKONOMIK FINANCAVE MIJERA MILIARDESHE TE SHBA??? A E DI ZNJ.SYBAJAME SE CFARE BARRE E RENDE FINANCIARE ESHTE PER SHQIPTARET E VARFER 446 MILIONE EURO??? PO TE SHTOJME KETU EDHE RRETH 500 MILION EURO BORXHE NGA KONCENSIONET, PPP DHE TENDERAT KRIMINALE QE KA BERE QEVERIA E SATRAPIT TE SURRELIT? PO TE KEMI PARASYSH QE BORXHI PUBLIK KA ARRITUR SHIFREN 90% TE GDP SE SHQIPERISE???!!! PSE OPOZITA E BASHKUA PO FLE GJUME??? PSE NUK NDIHET?? PSE NUK E NGRE POPULLIN NE PROTESTA. DEMOSTRATA DHE PSE JO EDHE KRYENGRITJE PER TA RREZUAR KETE REGJIM FASHIST NARKO-KRIMINAL???

Shto koment

Denonco