Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet garancia e 2 vendeve për gjykim në liri

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet garancia e 2 vendeve për gjykim në liri

22:12, 23/07/2021
A+ Aa A-

Duke hedhur poshtë garancinë e dy shteteve për lirim, Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin. 

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

Reklamë

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

Dyshohet se dy shtetet që kishin ofruar garancinë për lirim të Thaçit ishin Shqipëria e Turqia, por nuk dihet me siguri.

Nga ana tjetër gjyqi për ish-krerët e UÇK të akuzuar për krime lufte nuk ka nisur ende, teksa seanca e radhës mbahet më 13 ose 14 shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco