Arben Malavita mbush pishinën dhe lë fshatarët pa ujë të pijshëm!

Arben Malavita mbush pishinën dhe lë fshatarët pa ujë të pijshëm!

12:03, 22/07/2021
A+ Aa A-

Ish kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e  tij në facebook një dnoncim që ka mbërritur nga banorë të Dardhës. Ata denoncojnë sjelljen e Ben Blushit dhe qëndrimin e kreut të bashkisë Korçë që lejojnë abuzimin me ujin e pijshëm.

“Arben Malavita mbush pishinën dhe lë fshatarët pa ujë të pijshëm!”, shkruna beroisha ne potrsimin etij.

“SPAK nese ka vullnet të hetojë këtë çeshtje korruptive”, shkruan qytetari në mesazhin e publikuar nga Bërisha.

Ja postimi i plotë:

Arben Malavita mbush pishinën dhe lë fshatarët pa ujë të pijshëm!

Ai u merr atyre ujin e pijshëm për pishinën dhe Hotelin e tij!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! Sb

U bëj thirrje fshatarëve të Dardhës të ngrihen në protestë për ujin e tyre shushunjës mafjoze qe ua grabit atë.

Përshendetje zoti Berisha. Dua të denoncoj një problem mjaft shqetësues. Bashkia Korçë në mënyrën më korruptive dhe abuzive të mundshme ka ndërhyrë në ujësjellesin e fshatit Dardhë vetëm e vetëm për hesap të Ben Blushit, për ti shpënë ujin Ben Bilushit për të mbushur pishinën në shtëpinë e tij dhe për hotelin e Ben Blushit në Dardhë. Ujësjellësin e kanë ndërtuar dardharët vete me kontributin e tyre përpara 100 vitesh me mund e djersë ndërsa keta kusarë sot vjedhin ujin e fshatit dhe banorëve. Sotiraq Filo hajduti me hajdutin tjetër drejtorin e ujesjellesit Petrit Tare mikun e ngushtë të Ben Blushit që vjen natën në Dardhë si hajduti e bejnë planet mafioze si të shpien ujin në biznesin e Ben Bilushit. Përveçse banorët e fshatit dëmtohen, dëmtohen dhe bizneset e tjera të cilat janë ngritur me mund e djersë jo me para të vjedhura si Ben Blushi, shkelje tjetër është se kanë kaluar tubon e ujit në pronë private me forcë duke shkatërruar pronën private e duke hyrë me forcë, dhe punimet janë bërë pa asnjë leje. Po grabiten dhe pronarët .Zullumet e bashkisë Korçe dhe Raqi hajdutit nuk kanë fund, janë kthyer në shërbetore dhe zagarë të devotshëm të Ben Blushit i cili de fakto është beu i fshatit Dardhë. Përveçse i shtruan rrugën me kalldrëm tani po vjedhin ujin për biznesin e tij. Spak nese ka vullnet të hetojë këtë çeshtje korruptive.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetari 22 korrik 202122/07/2021 15:12

Pse të mos bëjë Ben Malavita kur ka gjetur ne fshatin piktoresk tëDardhës fshatarë " budallenj " që heshtin.......

Shto koment

Denonco