Krasniqi: Albin Kurti retorikë populiste, Vuçiç ka mobilizuar popullin serb

Krasniqi: Albin Kurti retorikë populiste, Vuçiç ka mobilizuar popullin serb

21:05, 17/06/2021
A+ Aa A-

Profesori universitar Milazim Krasniqi, në një intervistë në emisionin “Çim Peka Live” në “Syri Tv” deklaroi se Albin Kurti në takimin me presidentin serb përdori një retorikë populiste, kurse shtoi se Vuçiç ka mobilizuar këto kohë popullin serb.

“Paraqitja e Albin Kurtit është populiste, që ka prokupim dukjen përpara simpantizantëve të vet. Është në fillim të mandatit, nuk është mësuar sa duket me raportet me ndërkombëtarët. Retorika e tij është populiste dhe jo realiete. Kurti po shfrytëzon dialogun për qëllime elektorale.  

Vuçiç ka shpërthim nacionalizmi ekstrem. Humbëse është Kosova, një shtet i izoluar dhe mbetet nën presionin e madh të kundër-aleatëve dhe aleatëve. Ne si LDK dikur, parti antikomuniste kemi pasur një partneritet të madh me SHBA, kemi pasur marrëdhënie të mira me Uashingtonin, na kanë thënë se do vuani, por në fund do të fitoni, sepse do e keni përkrahjen tonë”, tha Krasniqi.

Milazim Krasniqi vlerësoi se Albin Kurti është ulur në bisedime me Vuçiç si i pabarabartë.

“Çështja e të pagjeturve është e drejtë të shtrohet. Kjo është çështje më shumë humanitare sesa politike. Duhet të mos futet në çështje politike, sepse keqpërdoret. Serbët kanë kaluar në ofensivë për të pagjeturit serb, edhe pse janë shumë pak në numër. Serbia po relativizon tragjedinë e madhe të Kosovës. Çështja e Kosovës është e drejtë, por nuk është e mundshme, për shkak të raportit të forcave. Kosova nuk është anëtare e OSBE, as e BE-së. Albin Kurti është ulur si i pabarabartë përpara Vuçiçit. Edhe dialogu në vetvete është i padrejtë”, u shpreh Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco