Hoxha në SYRI TV: RENEA po përdoret për show! Shteti e ka humbur kontrollin e territorit

Hoxha në SYRI TV: RENEA po përdoret për show! Shteti e ka humbur kontrollin e territorit

20:02, 16/06/2021
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, gazetari Poli Hoxha ka komentuar operacionet bosh të RENEA-s në qytetet kryesore të vendit.

Ferko: A ka dështuar policia për të kapur kokat e krimit?

Hoxha: Këtë shqetësim, e kam ngritur në rrjet për një keqpërdorje dhe për krijimin e një show me një prej reparteve më elitare që ka Shqipëria dhe më të saktin do thoja unë. Kjo për hir të trajnimit që kanë marrë nga ekspertët gjermanë, jo vetëm për stërvitjen por edhe për pajisjet etj. Ky fenomen ka gjatë tre apo katër vitet e fundit, por po marim vetëm muajn qershor që nisi shumë vrullshëm me vrasjet dhe ekzekutimet mafioze tipike dhe jemi dëshmitarë sesi shpërtheu një revoltë në rrjet, çfarë po ndosh? Reagimi i policisë dhe prokurorisë është inekzistent, gati zero.

Ngjarjet janë tipike mafioze, janë ekzekutime por akoma nuk kemi asnjë autor.

Si duket krimi nuk e lë të qetë pasi e gjitha është një mirazh, por gjithë kjo tronditje që po ndodh kemi të bëjmë me një humbjet të kontrollit të territorit nga shteti. Për ta sfumuar këtë, po përdorin RENEA-n.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco