VIDEO virale/ Tom Doshi me 3-4 diploma, Berisha ironizon: Më i shkolluar se Edi Rama

VIDEO virale/ Tom Doshi me 3-4 diploma, Berisha ironizon: Më i shkolluar se Edi Rama

13:57, 15/05/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar një deklaratë të thënë me gojën e vet nga fituesi më i madh i zgjedhjeve të 25 prillit, Tom Doshi, për të ngacmuar me një pyetje ironike, mbështetësit e tij në Fb.

“Miq të dashur, - shkruan Berisha, -  një pyetje për ju: Cili është më i shkolluar? Toma me tre-katër diploma apo Edvini me një diplomë me mik si mësues vizatimi?!”

Dhe video që pason këtë koment vjen me fjalët e shkoqura të Tom Doshit, biznesmenit të sulmuar drejtpërsëdrejti nga Ambasada e SHBA, si të padenjë për të kërkuar mandat deputeti.

Doshi: “Mos u shqetëso për universitetet e mia, se kam mbaruar për Financë, për Biznes, për … Kam mbaruar shkollën ushtarake që drejtoj tërë këtë popull!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri hasbiu15/05/2021 18:25

ceshte ky injorant qe nuk din me lidh dy fjal un nuk arrij ta kuptoj si ka mundesi qe ky somaro arrin te behet deputet apo vari lesht shqipri hesapi

Daj Jaku15/05/2021 16:22

Personazhe si TomKodoshi mund të marrin dyplloma e treplloma sa ti dojë bytha, si ajo e djalit të Bosit Lega Nord. Por dypllomën e parë tomkodoshi e ka marrë në Australi nga Eskobarët e atij vëndi, të cilët i ka kunetër, jo më pak se sa ii bën motrën. Treplloma trafiqesh të dënuara nga USA por të “respektuara” nga shqipot , skllevër bij skllevesh.

Shto koment

Denonco