Topalli i përgjigjet eurodeputetit: Po të ishim në kushte normale do të ishim në Kuvend, por…

Topalli i përgjigjet eurodeputetit: Po të ishim në kushte normale do të ishim në Kuvend, por…

13:07, 22/02/2017
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, tha sot se as asaj dhe as deputetëve të tjerë të PD-së nuk i pëlqen që e kanë bojkotuar Kuvendin, por kjo ndodh sepse vendi nuk është në kushte normale. Topalli i ka dhënë kështu një përgjigje nga çadra e protestës së opozitës, eurodeputetit Knut Fleckenstein, që deklaroi se PD-ja duhet të protestojë, por jo të bojkotojë komisionet, Kuvendin dhe procesin e Vetingut

Topalli ka replikuar me eurodeputetin edhe për kritikën e tij ndaj ish-kriministrit Berisha për çështjen e Sorosit. “Besoj se jetojmë në liri dhe askush s’mund t’i thotë kujt se çfarë duhet të thotë,” tha deputetja duke sjellë në kujtesë regjimin e Enver Hoxhës, se qe i vetmi që të hiqte të drejtën e fjalës.  

Topalli: “Unë i kuptoj ndërkombëtarët që ata politikanët në kushte normale i shohin në parlament. Në kushte normale, po. Por ne nuk jemi në kushte normale, një gjë që as mua nuk më pëlqen. Është një gjë e padëshiruar nga të gjithë deputetët, por a mund të bëjmë ne demek sikur në Shqipëri nuk ndodh gjë kur lirohen “serial killer” apo banda si “Hakmarrja për Drejtësi”?

Kjo është një situatë kur duhet ulëritur, po nuk është momenti të ulërish, port ë ndjekësh rrugën e protestës.

Gjatë takimeve që unë bëj këtu - politikani e ka për detyrë t’i dëgjojë të gjithë ata - shikoj fytyrat e tyre, sytë e tyre dhe e kuptoj se kanë dhimbje në shpirt, nuk kanë shpresë dhe gjërat nuk mund të ecin më shumë kështu.

Ju keni ndjeshmëri shikojini sytë e këtyre njerëzve. Ka arritur një pikë që më duket sikur nuk kanë mbajnë më. Ka një shtresë që ka mbetur aq e varfër saç ka qënë në kohën e Enver Hoxhës. Raportet ndërkombëtare thonë se varfëria esktreme është katërfishuar. Kjo do të thotë se s’kanë bukë për të mbushur barkun."

Lidhur me z.Fleckenstein, Topalli vërejti: “Ne dëgjojmë me respekt këdo që flet mirë për vendin tonë, por ne nuk jemi në kushte normale përsa kohë vendos droga dhe vendi është mbushur me hashash e lirohen bandat dhe varfëria ekstreme është katërfishuar.”

E pyetur për kritikat e tij drejtuar ish-Kryeministrit Sali Berisha për “përrallat sorosiane”, Topalli u shpreh: “Besoj se jetojmë në liri dhe askush s’mund t’i thotë kujt se duhet të thuash këtë apo atë.” 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetari i merzitur22/02/2017 18:14

Rahmet past pjeter arbnori i cili tha keto jane specialista e jo socialista Dhe rahmet per se gjalli ti pate thene se keta ,,socialista te sote rilindas,,, e dun plumbin ne lule te ballit dhe u vertetua kjo gje se na vodhen e ropen per se gjalli te ngrihemi e ti shporrim keta gangestera qe po varferojn popullin

Shto koment

Denonco