Artan Hoxha: Opozita nuk mundi të ngrinte një masë të madhe kritike të popullit për të tejkaluar blerjen masive të votave nga regjimi i Ramës

Artan Hoxha: Opozita nuk mundi të ngrinte një masë të madhe kritike të popullit për të tejkaluar blerjen masive të votave nga regjimi i Ramës

21:46, 10/05/2021
A+ Aa A-

Në Çim Peka Live, analisti Artan Hoxha, tha se opozita nuk mundi që të ngrinte një masë të madhe kritike të popullit për të tejkaluar blerjen masive të votave nga regjimi i Ramës.

‘Mendimi im është që ky është regjim dhe ky po përforcohet nga dita në ditë. Si ndodhi? Iu dha shans në vitin 20127. Mesa iu duket iu dha edhe më shumë shans në vitin 2019. Rama po e përdor për turp të Zotit një parlament surragado, për të marrë një vendim shumë të madh. Një parlament surragado, që u provua që kjo moxhorancë nuk i ka 2/3 të votave për të shkarkuar Presidentin. Dhe po përdor ata surragado, ata që morën zero vota në popullatë. Jemi në keqpërdorimin e çdo instrumenti që ka në dorë kjo qeveri, siç ka keqpërdorur buxhetin, legalizmet, të dhënat personale për t’u mbrojtur, thotë që i gjen në treg edhe për 15 mijë lekë. Në këtë vend është ndërtuar një shtet karagjoz që i gjen të dhënat me 15 mijë lekë.

Shikoj shumë pak shpresë për ta ndryshuar këtë regjim në formë ligjore. Regjimet lëshojnë rrugën, kur shikojnë që njerëzit arrijnë një masë kritike, që në këto zgjedhje nuk u arrit.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco