BE, e prerë për rezultatin e 25 prillit: Hetoni shit-blerjen e votës

BE, e prerë për rezultatin e 25 prillit: Hetoni shit-blerjen e votës

19:28, 05/05/2021
A+ Aa A-

Bashkimi Evropian ka kërkuar hetim për akuzat e shitblerjes së votës në zgjedhjet e 25 prillit. Eurokomisioneri Oliver Varhelyi deklaroi në Tiranë se Brukseli pret rezultatet të qarta për parregullsitë e procesit zgjedhor. Sa i përket Non-Paper të publikuar nga Der Standard, ku kryeministri Rama dhe Aleksandër Vuçiç kanë qenë pjesë e idesë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Varhelyi u shpreh se kjo nuk mund të jetë e vërtetë pasi teza e ndryshimit të kufijve është me pasoja të rënda për rajonin

Disa ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Bashkimi Europian ka kërkuar hetim dhe rezultate për gjithë parregullsitë e procesit  zgjedhor  dhe akuzave për shitblerje votash. Mesazhin e dha Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheli, përkrah kryeministrit Edi Rama, teksa zbriti këtë mëngjes në aeroportin e Rinasit,  për të sjellë dozat e vaksinës Pfizer, që Brukseli dhuroi për Shqipërinë.

Komisioneri për Zgjerimin ishte i qartë me klasën poltike, kur deklaroi se rruga drejt Bashkimit Europian mund të vazhdojë  vetëm me një parlament të plotë.

I gjendur përballë kërkesave të Brukselit, teksa opozita e akuzon për manipulim të procesit, zgjedhor, kryeministri Edi Rama u mjaftua me përsëritjen e ftesës për bashkëpunim, drejtuar Partisë Demokratike.

Komisioneri për Zgjerim iu përgjigj edhe lajmeve të fundit, që kanë trazuar ujërat në rajon, për ekzistencën e një dokumenti Non-Paper, që përmbante rishikim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.  Megjithëse mohoi ekzistencën e një harte të tillë, Varheli dha mesazhe te qarta se një dokument i tillë do të sillte vetëm luftë.   

Ndërsa kryeministri Edi Rama, i cili sipas gazetës austriake ‘Der Standard’ ka pranuar se e ka parë një dokument të tillë, preferoi të ironizonte në përgjigjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari05/05/2021 21:45

ZGJEDHJET NE SHQIPERI U VODHEN! PIKE! "FITORJA" E RAMES DHE E DOSHIT ESHTE SI FITORJA E ATIJ ATLETIT QE KA MARRE DOPING! GEZON VETEM 1 DITE, DHE PASTAJ PAS ANALIZAVE ANTIDOPING TE BERA NGA INSTITUCIONET PRESTIGJIOZE, DEL QE ATLETI FITUES, KAMPION DHE REKORDMEN JO VETEM QE KA MARRE DOPING POR KA MARRE OVERDOZE! SI RRJEDHIM JO VETEM QE I HIQET TITULLI, POR EDHE DENOHET SHUME RENDE! QE RAMA ISHTE KRYEHAJDUT I DROGUAR KETE E DENIN E GJITHE DYNJAJA. QE SKEMA RAMA-DOSHI-RAKIPI ISHIN PERGATITUR DHE MEZI PO PRISNIN 25 PRILLIN KJO DIHEJ, BILES E DININ EDHE YURI KIM EDHE LUIGI SORECA! POR ATA HESHTEN! VETEM AMBASADORJA KIM DEKLAROI ME NENKUPTIM QE PASKA KRIMINELE QE POPULLI DO T'I VOTOJE. POR VETEM KAQ! ASNJE PARALAJMERIM PER KRIMINELET DHE PER KRYEKRIMINELIN E SHQIPERISE, EDVIN KRISTAQ RAMA!! NE DURRES U BLENE VOTAT E 4500 FAMILJEVE ME PARATE E BUXHETIT TE SHTETIT! A KA RAST ME FLAGRANT SE KY?? POR TURPI I MBETET ATYRE QE E SHITEN VOTEN! ATYRE QE BLENE VARFERINE E TYRE ME PARATE QE U TAKONTE PARA 1 VITI! SI NUK IU VJEN TURP ATYRE NJEREZVE TE SHITUR! SHUME MIRE PO UA BEJNE TANI ATYRE QE SHITEN VOTEN! PO U SHKOJNE KORRIERET E KRIMINELEVE DERE ME DERE DHE PO UA MARRIN PERSERI PARATE QE IU DHANE PER BLERJEN E VOTES!!! ATA QE SHITEN VOTEN JANE NJEREZ PA KARAKTER, NJEREZ PA DINJITET! ATA E SHITET NDERIN E TYRE, FEMIJET E TRYE, GRUAN E TYRE, MOTREN E TYRE DHE JETEN E TRYE PER 50 MIJE LEKE TE QELBURA DROGE DHE KORRUPSIONI! SOT NJE QINGJ KUSHTON 100 MIJE LEKE, NDERSA ATA TE PABESE, E TE MALLKUAR U SHITEN PER 50 MIJE LEKE TE NDYRA TE KRIMIT!!! TURP T'IU VIJE! VJEN NJE HAJDUT DHE U BLEN JETEN PER 50 MIJE LEKE APO PER 50 EURO! VETE JA HAPEN DEREN KRIMIT DHE KRIMINELEVE, TANI ATY TEK DERA DO T'I KENE EDHE PER 4 VITE TE TJERA! PER 4 VITE ATA DO T'UA RRJEPIN LEKUREN SI QINGJ DHE DO T'UA SHKULIN PUPLAT SI PULAT NE UJIN E VLUAR! CFARE POPULLI QE KEMI!!! O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR, O HEJ!!! ME KETA LLOJ SHQIPTARESH DO TE HYJE SHQIPERIA NE BE??? KESHTU SHITEN DHE I SHESIN VOTAT EVROPIANET E BE??? PSE NUK I SHITEN VOTAT SHQIPTARET E KOSOVES? POR I DHANE SHKELMIN TE KEQES DHE PERKRAHEN PERPARIMIN, ZHVILLIMIN DHE INTEGRIMIN EVROPIAN! NDERSA SHQIPTARET E SHQIPERISE DUAN QE INTEGRIMIN DHE ANTARESIMIN NE BE T'UA DHUROJNE PA MERITE!

Shto koment

Denonco